ЕПИ

Shpallje për hulumtues/e

Instituti për politikë evropiane (EPI) – Shkup ka nevojë për hulumtues/e për politika të Bashkimit Evropian me fokus në sundimin e të drejtës. Pozita parasheh punë të rregullt dhe me orar të plotë, në periudhë prej një viti[1] me angazhmane të kohë pas kohshme në fundjavë ose pasdite, varësisht nga nevoja për organizim të evenimenteve. Pozita mundëson zhvillim personal dhe punë në ambient dinamik.

Përshkrim i pozitës

  • Implementim të aktiviteteve hulumtuese për projektete në fushën e sundimit të së drejtës;
  • Analizë e legjislacionit dhe e politikave publike maqedonase dhe evropiane;
  • Përgatitja e analizave dhe dokumenteve për politikë publike lidhur me proceset që dalin nga aderimi në BE;
  • Mbledhja, klasifikimi i dokumenteve relevante dhe përgatitje e bibliografisë për hulumtimet e EPI;
  • Përgatitje dhe implementim të punëtorive, intervistave dhe fokus grupeve;
  • Pjesëmarrje në trajnime për zhvillim profesional dhe konferenca, brenda dhe jashtë shtetit;
  • Bashkëpunim me think – tanks nga Evropa;
  • Pjesëmarrje në programe arsimore dhe ndjekje e publikimeve profesionale;
  • Bashkëpunim me organizata të tjera qytetare dhe fonde nga vendi ose rajoni;
  • Përgatitja e aplikacioneve për projekte në përputhje me programën e EPI;
  • Detyra të tjera lidhur me aktivitetet e EPI.

Kualifikimet

  • Studime të mbaruara postdiplomike nga sferat e shkencave politike, shkencave juridike, studime evropiane interdisciplinare ose sfera të tjera relevante. Përvoja e punës ose/dhe trajnimet shtesë joformale për politika të BE-së do të mirren parasysh në vend të studimeve të ciklit të dytë;
  • Tre vite përvojë relevante pune;
  • Njohje e avancuar e MS Office: Word, Excel, PowerPoint (e patjetërsueshme);
  • Njohje të shkëlqyer të gjuhës maqedone dhe angleze dhe shkathtësi të avancuara të shkrimit në të dy gjuhët. Njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet si përparësi;
  • Njohje e kontekstit politik në shtet, sidomos në sferat në të cilat punon EPI në programën për demokraci dhe sundim të së drejtës. Përvoja me përfaqësim me aktorë relevant në procesin e vendimmarrjeve do të konsiderohet si përparësi.
  • Aftësi komunimiki;
  • Aftësi e menaxhimit të disa projekteve njëkohësisht në ambient dinamik të punës;
  • Aftësi e të punuarit në grup dhe punë në ambient ku respektohet dhe promovohet diversiteti. EPI ka ambient pune me zero tolerancë për diskriminim, paragjykime dhe gjuhë të urrejtjes në bazë të gjinisë, përkatësisë kombëtare, religjionit, orientimit seksual, karakteristikave gjinore, moshës ose çfarëdo baze tjetër të diskriminimit.

Dokumente për aplikim

  • CV (në gjuhë maqedone)

Spjegim: Formati i CV nuk ëshët i rëndësishëm, por e njejta patjetër duhet të përmban informacione lidhur me eksperiencën e punës (pozita e punës, përshkrim i obligimeve, punëdhënës dhe datat), arsimi formal (listë e plotë), arsimi joformal (vetëm ato që janë relevante për shpalljen), gjuhët (patjetër të potencohet niveli i njohjes së gjuhëve të përmendura në “Kualifikimet” e shpalljes) dhe aftësitë kompjuterike (patjetër të potencohet niveli i njohjes së programave të përmenduara në “Kualifikimet” e shpalljes). Nëse keni publikime ose materiale të tjera të shpalluara Ju lutemi t’i potenconi. Në këtë pjesë mund t’i vëndoni edhe profilet e juaja në rrjetet sociale që i përdorni për qëllime profesionale nëse dëshironi të Ju mirren parasysh.

  • Letër motivuese (në gjuhë maqedone)

Spjegim: Në këtë letër presim ta përshkruani interesin e Juaj për këtë pozitë si dhe kualifikimet e Juaja që janë në përputhshmëri me pozitën, duke lidhur në mënyrë direkte përvojën apo arsimimin e Juaj të deri tanishëm. Shembuj nga përvoja të mëparshme e përmbushjes së detyrave të parashikuara në këtë shpallje do të jenë më se të mirëpritur.

  • Shembull nga shkrimet e Juaja

Spjegim: Shembull ose pjesë nga punime, raporte, dokumente të shkurta për politikë, kapituj nga libra ose publikime të tjera të ngjajshme të Juaja nga hulumtime akademike ose hulumtime për politika të aplikuara (në gjuhën maqedone dhe angleze). Jipni përparësi teksteve ku jeni autor/e i/e vetme.

Aplikimin e përgaditur duhet ta dërgoni në e-mail adresën contact@epi.org.mk dhe vaska.ristovska@epi.org.mk me titull (subject) ЕПИ _истражувач_(data)_(emri dhe mbiemri). Ju lutemi të gjitha dokumentet t’i dërgoni në format PDF. Afati i fundit për aplikim është 4 shkurt, 2022.

Kandidatët që do ta kalojnë fazën e parë të shqyrtimit të aplikimeve do të ftohen në testim, pas të cilit kandidatët që do të tregojnë rezultate të mira në testim do të ftohen në intervistë. I gjithë procesi i selektimit pritet të mbarojë në afat prej dy javëve nga afati i fundit për aplikim.

[1] Me kërkesë të kandidatit/kandidates të përzgjedhur, egziston mundësia e punës fleksibile ose për punë me orar të pjesshëm në dy muajt e parë të angazhimit.

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.