566371511 3513182778824744 138814957839011927 n 1230x767

RAJONI I POLLOGUT, PËRFSHIRJA E BASHKËSIVE MË TË VOGLA ETNIKE NË GARËN ZGJEDHORE

Përfshirja e bashkësive më të vogla etnike në jetën publike, politike dhe institucionale në nivel lokal mbetet një element i rëndësishëm për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe demokratike.

Në shumicën e komunave të Rajonit të Pollogut, përfaqësimi politik i bashkësive më të vogla realizohet në dy mënyra kryesore. Përmes partive politike etnike, të cilat veprojnë në nivel nacional, por që kanë shtrirje edhe në komunat e rajonit. Këto parti zakonisht synojnë të mbrojnë interesat specifike të komunitetit të tyre dhe të sigurojnë përfaqësim në këshillat komunalë apo në administratën lokale. Gjithashtu edhe përmes koalicioneve të mëdha partiake, si ato të partive kryesore maqedonase (VMRO-DPMNE dhe LSDM), të cilat në zgjedhje lokale përfshijnë parti dhe përfaqësues nga komunitetet e vogla për të rritur bazën elektorale dhe për të reflektuar diversitetin etnik në listat e tyre.

Në komunën e Tetovës, përfaqësimi i bashkësive më të vogla etnike vjen përmes kandidaturës së Samka Ibraimovskit, nga komuniteti rom. Ai garon për kryetar komune në emër të koalicionit “Përvojë për sukses”, që përfshin Partinë Liberal-Demokrate (PLD), Opsionin Qytetar për Maqedoninë (GROM), partinë konservatore Integra-Maqedoni, dhe Partinë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PEPR).

Ky koalicion synon të rrisë përfaqësimin politik të komuniteteve të vogla, përfshirë romët, përmes një platforme të përbashkët bashkëpunimi ndëretnik.

Gjithashtu, në Tetovë merr pjesë në garën për këshilltarë edhe Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni , e udhëhequr nga Jusuf Ersoj, ndërsa koalicioni “Përvojë për sukses” përfaqësohet në këtë nivel nga Ajdogan Ibraimi.

Koalicioni “Përvojë për sukses” (PLD, GROM, Integra dhe PEPR) është aktiv edhe në zgjedhjet për Komunën e Gostivarit, ku garon me listë për këshilltarë.

Në këtë komunë janë të pranishme edhe partitë që përfaqësojnë komunitetin turk, si Lëvizja për Bashkim Nacional të Turqve në Maqedoni dhe Partia Demokratike e Turqve , të cilat marrin pjesë me lista këshilltarësh.

Në Komunën e Tearcës, përfaqësimi i komunitetit turk sigurohet përmes pjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Turqve (PDTM), e cila garon me listë për këshilltarë në zgjedhjet lokale.

Edhe në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, Partia Demokratike e Turqve merr pjesë në garë me listë për këshilltarë, duke vazhduar traditën e përfshirjes së komunitetit turk në proceset vendimmarrëse lokale.

Në Komunën e Vrapçishtit, Partia Demokratike e Turqve (PDTM) është po ashtu aktive me listë për këshilltarë, duke dëshmuar një prani të qëndrueshme të përfaqësimit të bashkësisë turke në rajon.

Pjesëmarrja e bashkësive të vogla etnike, si ajo rome dhe turke, në procesin zgjedhor në Pollog mbetet e kufizuar, por megjithatë tregon një prirje drejt përfshirjes graduale.

Megjithëse përfaqësimi i tyre mbetet më shumë në nivel listash këshilltarësh sesa në kandidatura për kryetarë komunash, prania e tyre në disa komuna të Pollogut nënkupton një rritje të ndërgjegjësimit politik dhe të pjesëmarrjes demokratike në mesin e këtyre komuniteteve.

Ky model i dyfishtë i përfshirjes kontribuon në integrimin politik të bashkësive më të vogla, megjithatë sfidat mbeten të pranishme. Shpeshherë, ndikimi i drejtpërdrejtë i këtyre bashkësive në vendimmarrje është i kufizuar, ndërsa përfaqësimi i tyre formal nuk përkthehet gjithmonë në ndikim real në politikat lokale. Po ashtu, mungesa e resurseve, përfshirja e pamjaftueshme në proceset konsultative dhe pjesëmarrja simbolike në koalicionet zgjedhore janë elemente që kufizojnë potencialin e tyre për zhvillim dhe përfaqësim efektiv.

Në këtë drejtim, është e rëndësishme të forcohen mekanizmat e pjesëmarrjes lokale , duke përfshirë këshillat ndër-etnike, programet komunale për integrim social dhe mbështetjen institucionale për organizatat qytetare që përfaqësojnë këto bashkësi. Vetëm përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, që kombinon përfaqësimin politik me përfshirjen qytetare dhe sociale, mund të sigurohet një zhvillim i qëndrueshëm dhe i barabartë për të gjitha komunitetet në Rajonin e Pollogut.

Kjo analizë është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit “Zërat e Barazisë, Demokracisë për të Gjithë”, i zbatuar nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC Tetovë. Ky projekt është një subgrantim i marrë në kuadër të “Mbështetja e BE-së për Qendrën e Burimeve për Shoqërinë Civile – Faza 2” e financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e vetme e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe të Qendrës së Burimeve për Shoqërinë Civile.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.