Fimi idea international 696x464.jpg

Përmes veprimit kolektiv, ndërtojmë një ekosistem informacioni rezistent dhe të besueshëm

Gjetjet dhe rekomandimet kryesore për adresimin e manipulimit informacionit dhe ndikimit huaj kontekstin e zgjedhjeve (FIMI) u prezantuan gjatë një takimi vlerësues organizuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe International IDEA.”

Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit dhe ndikimi i huaj (FIMI) dëmtojnë proceset demokratike, gërryejnë besimin publik, thellojnë përçarjet sociale dhe dobësojnë aspiratat e Maqedonisë së Veriut për integrimin euroatlantik. Prandaj, pa veprime vendimtare, industria e manipulimit të informacionit do të vazhdojë të përshtatet me shpejtësi, duke anashkaluar rregulloret dhe duke shfrytëzuar dobësitë sistematike.

Ky ishte mesazhi qendror i takimit të sotëm të vlerësimit në Shkup, i cili u përqendrua në draft-raportin “Mundësuesit dhe Stimuluesit e FIMI-t Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut”. Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve, medias, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare për një shqyrtim të përbashkët të gjetjeve dhe avancimin e tyre përmes dialogut pjesëmarrës.

Në fjalën e saj hapëse, Khushbu Agrawal e International IDEA theksoi fushëveprimin më të gjerë të iniciativës:

“Ky raport nga partneri ynë Metamorphosis është pjesë e një projekti më të gjerë mbi FIMI-n të mbështetur nga Global Affairs Canada. Ndonëse nuk është raporti i parë mbi këtë temë në vend, ne po përpiqemi të krijojmë një “pikë të vetme qasje” ku do të konsolidohen të gjitha njohuritë dhe hulumtimet relevante në lidhje me FIMI-n zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në lidhje me dobësitë dhe faktorët që e lejojnë këtë fenomen të zërë rrënjë dhe të lulëzojë”, tha Agrawal.

Goran Rizaov, Menaxher i Programit të Integritetit të Informacionit dhe Medias në Metamorfozis dhe bashkautor i raportit, prezantoi metodologjinë e zhvilluar nga International IDEA, bazuar në dallimin midis faktorëve që mundësojnë dhe atyre që nxitin në FIMI.

“Ndër të tjera, ne u përpoqëm të shpjegonim se si dezinformimi me bazë gjinore, përdorimi i inteligjencës artificiale dhe lidhjet globale përdoren për të manipuluar informacionin në një kontekst zgjedhor. Polarizimi politik, shpesh përgjatë vijave etnike ose ndëretnike, si dhe korrupsioni sistematik, dobësojnë qëndrueshmërinë institucionale. Zbatimi i reformave zgjedhore është i dobët dhe keqpërdorimi i burimeve publike mbetet i përhapur”, tha Rizaov.

Matej Trojaçanec, Goran Rizaov dhe Despina Kovaçevska janë bashkautorë të draft-raportit që u prezantua. | Foto: Vanço Xhambaski, CC BY

Despina Kovaçevska dhe Matej Trojaçanec, hulumtues në Metamorfozis dhe bashkautorët e raportit paraqitën njohuri mbi mundësuesit socialë dhe rolin e rrjeteve sociale, me një fokus shtesë në narrativat gjinore dhe dezinformimin e gjeneruar përmes inteligjencës artificiale.

Kovaçevska theksoi përdorimin e mesazheve të bazuara në frikë që synojnë gratë dhe komunitetet LGBTI+:

“Kemi parë narrativa që pretendojnë se nëse Maqedonia e Veriut i bashkohet BE-së, fëmijët do të bëhen transgjinorë ose vajzat do të detyrohen të vishen si djem. Në dezinformimin pro-rus, gratë ukrainase portretizohen si heroina që qëndrojnë për të luftuar, ndërsa burrat portretizohen si frikacakë që ikin. Në sulmet e Presidentit Zelenski, gruaja e tij dhe shpenzimet e saj të supozuara të kota shpesh janë në shënjestër. Ekziston një narrativë më e gjerë në të cilën nëna tradicionale vihet përballë “gruas perëndimore” – e vetmuar, egoiste dhe madje e demonizuar përmes përmbajtjes fetare”, tha Kovaçevska.

“Këto narrativa gjinore bazohen në frikën – frika nga vaksinat, nga perëndimi, nga degradimi moral. Edukimi i ulët mediatik, i cili është në rënie të mëtejshme, lejon që një përmbajtje e tillë manipuluese të përhapet,” shtoi ajo.

Rizaov foli gjithashtu për cenueshmërinë e hapësirës mediatike:

“Media e pavarur është pothuajse e paqëndrueshme. Rritja e vazhdueshme e numrit të mediave krijon iluzionin e pluralizmit, por në realitet ato shpesh janë të orientuara politikisht ose komercialisht. Gazetaria “copy-paste” dominon mediat kryesore. Nëse e vetmja gjë që bën është të transmetosh përmbajtjen e të tjerëve, atëherë manipulimi mund të futet lehtësisht – veçanërisht nëse vjen nga një qendër e fuqishme ndikimi”, tha Rizaov.

Trojaçaneci hulumtoi ndikimin e algoritmeve të rrjeteve sociale dhe inteligjencës artificiale gjeneruese në ekosistemin e dezinformimit:

“Platformat amplifikojnë përmbajtje ekstreme bazuar në sjelljen e përdoruesit. Ndërsa ende nuk kemi parë video të rreme me politikanë vendas, kemi identifikuar video të inteligjencës artificiale që promovojnë ilaçe të rreme, shpesh me zëra të klonuar nga mjekë të famshëm. Ato më shpesh përshtaten nga shabllone në gjuhën bullgare, kështu që janë relativisht të lehta për t’u njohur. Megjithatë, përdorimi i inteligjencës artificiale në këtë kontekst mbetet i kufizuar për momentin”, tha ai.

Ngjarja përfundoi me një sërë rekomandimesh që synojnë institucionet, sektorin e medias, platformat teknologjike dhe shoqërinë civile. Ato përqendrohen në përmirësimin e legjislacionit, pavarësinë e medias, transparencën digjitale dhe ndërgjegjësimin publik, si dhe nevojën për bashkëpunim më të fortë ndërsektorial dhe përafrim me rregulloret e Bashkimit Evropian.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.