[Aggregator] Downloaded image for imported item #44281

Përfaqësuesit e B.E „Natyra“-Strugë pjesë e dialogut për menaxhimin rajonal të mbetjeve

Përfaqësuesit e Bashkësisë së Ekologëve „Natyra-Strugë morën pjesë në takimin informativ dhe konsultativ me organizatat e shoqërisë civile nga Rajoni i Pellagonisë dhe Rajoni Jugperëndimor, i cili u mbajt më 29 janar 2026 në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir.

Takimi u organizua në kuadër të projektit “Menaxhimi i qëndrueshëm i mbetjeve në nivel lokal”, i financuar nga Suedia dhe i implementuar nga Salar International, me fokus në fazën e operacionalizimit të Sistemit Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve.

Gjatë takimit u prezantua koncepti i sistemit rajonal, aktivitetet e planifikuara për mbylljen e deponive ekzistuese komunale dhe ilegale, ndërtimin e stacioneve të transferimit dhe qendrave grumbulluese, si dhe futjen e selektimit primar të mbetjeve, me qëllim uljen e sasisë së mbetjeve që përfundojnë në deponinë rajonale.

Në diskutim u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, qytetarëve dhe sektorit civil, si parakusht për funksionimin e suksesshëm të këtij sistemi kompleks. Organizatat qytetare shprehën interes të lartë dhe kontribuan aktivisht me mendime dhe pyetje lidhur me infrastrukturën, selektimin e mbetjeve dhe rolin e komuniteteve lokale.

Po ashtu, u prezantua edhe një plan paraprak për përfshirjen e organizatave qytetare në proceset kyçe të sistemit rajonal, përfshirë hartimin e planeve aksionale rajonale dhe lokale, si dhe aktivitetet komunikuese me qytetarët.

B.E “Natyra-Strugë mbetet e përkushtuar për pjesëmarrje aktive, dialog të hapur dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të qëndrueshme mjedisore dhe menaxhimit të përgjegjshëm të mbetjeve. 🌍♻️

Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“

Продолжи со читање