Img 8097 1024x768.jpeg

NIS PROJEKTI PËR MOBILIZIMIN E TË RINJVE PËR EUROPIANIZIMIN E BALLKANIT

Organizatat nga Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nisën të hënën në Podgoricë projektin rajonal “Angazhimi Rinor për Evropianizimin e Ballkanit”, me një ngjarje inauguruese të mbajtur në ambientet e Europe House, e cila solli në qendër të vëmendjes zërat e të rinjve në procesin e integrimit evropian të rajonit, përcjell KDP.

Ngjarja u hap me fjalët përshëndetëse nga përfaqësuesit e organizatave partnere – Milica Dediq, Drejtoreshë Ekzekutive e NVO GLAS nga Mali i Zi, Lorik Idrizi – Drejtor Programi në BIRC nga Maqedonia e Veriut dhe Drenusha Latifi – përfaqësuese e CFID nga Kosova.

Prezantimi i projektit u bë nga koordinatori rajonal Lorik Idrizi, i cili theksoi vizionin dhe objektivat e nismës që synon të fuqizojë të rinjtë në të gjithë Ballkanin Perëndimor përmes dialogut ndërkufitar, pjesëmarrjes qytetare dhe promovimit të vlerave evropiane.

Lorik Idrizi, BIRC

Një nga pjesët më të spikatura të ditës ishte paneli rinor me temën “Çfarë do të thotë evropianizimi për ne?”, ku të rinj nga Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndanë mendimet e tyre mbi përfshirjen e brezit të ri në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Panelistët – Danica Sretkoska, Mojash Kankarash dhe Rron Ukimeraj – sollën perspektiva personale mbi mundësitë dhe sfidat e përbashkëta që ndeshin të rinjtë në shoqëritë e tyre. Paneli u moderua nga Tijana Vojinoviq nga Mali i Zi dhe u zhvillua në gjuhën angleze, duke qenë i hapur për publikun.

Milica Dediq, GLAS

“Ky panel është ndër momentet më të rëndësishme të projektit. Nuk ka të bëjë vetëm me qëndrimet e institucioneve, por me atë që besojnë dhe shpresojnë vetë të rinjtë për të ardhmen e tyre në familjen evropiane,” u tha në një deklaratë nga organizatorët.

Drenusha Latifi, CFID

Ngjarja vazhdoi me një sesion tematik me Marija Milosheviq, Sekretare e Komisionit për Integrime Evropiane në Parlamentin e Malit të Zi, e cila foli për rolin e institucioneve legjislative në procesin e integrimit dhe për nevojën që ai të jetë më i kuptueshëm dhe më i prekshëm për qytetarët. “Çështjet evropiane dhe vetë procesi i integrimit duhet të demistifikohen – qytetarët duhet t’i përjetojnë si pjesë të jetës së përditshme, jo si një realitet i largët apo i ndërlikuar,” theksoi ajo.

Marija Milosheviq, Sekretare e Komisionit për Integrime Evropiane në Parlamentin e Malit të Zi

Në përmbyllje, partnerët e projektit zhvilluan një sesion të mbyllur strategjik, ku u diskutuan hapat e ardhshëm drejt organizimit të takimit të radhës në Shkup. Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet organizatave pjesëmarrëse, përcaktimin e afateve kohore dhe hartimin e një strategjie të përbashkët për mbulim dhe komunikim mediatik.

Projekti “Angazhimi Rinor për Evropianizimin e Ballkanit” është i përkrahur nga Western Balkan Fund (WBF) dhe pritet të shtrihet në disa vende të rajonit, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes të rinjve dhe duke kontribuar në afrimin e shoqërive të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.