319707914 894125858444016 7442279386323779790 n mcms

Nevojitet presion më i madh mbi pushtetin lokal për plotësimin e premtimeve parazgjedhore

Qytetarët e komunës së Prilepit janë të gatshëm që me pjesëmarrje aktive politike ta përkujtojnë pushtetin lokal që t’i përmbushë programet dhe projektet e premtuara nga fushata parazgjedhore.

Shoqata për edukim juridik dhe transparencë Stanica P.E.T., më 20.12.2022 (e martë) në hotelin Cristal Palas në Prilep, e organizoi Forumin e dytë në komunitet, në të cilin morën pjesë 25 qytetarë. Aktiviteti u dedikua për të gjithë qytetarët që janë prekur nga problemi i mungesës së ambienteve të kujdesit për fëmijët e moshës parashkollore. Gjatë forumit u diskutuan sfidat me të cilat përballen prindërit për shkak të mungesës së kopshteve në komunë, aktivitetet e premtuara nga pushteti aktual lokal për zgjidhjen e këtij problemi, si dhe nevoja për rritjen e angazhimit qytetar dhe pjesëmarrjes së qytetarëve të interesuar në nxitjen e autoriteteve lokale për të përmbushur premtimin.

Koordinatorja e projektit, Maja Petançeska, e prezantoi gjendjen aktuale në komunë, ku tha se përfundimi i kopshtit në lagjen Toçilla është paraparë me Buxhetin e NJVL Prilep për vitin 2022 me gjithsej 44.497.000,00 denarë. Hapja e kopshtit ishte planifikuar për në shtator të vitit 2022, ndërsa ndërtimi i një kopshti të ri në lagjen Kuzman 2, si dhe ndërrimi i një pjese të ambienteve të shkollës fillore “Koço Racin” nuk ishin përfshirë në buxhetin e vitit 2022, që do të thotë se ata do të presin për një kohë të gjatë.

“Mungesa e objekteve të kopshteve ndikon edhe në punësimin e qytetarëve, të cilët për shkak se fëmijët janë në shtëpi nuk mund të kërkojnë punë dhe kjo do të thotë se u zvogëlohet fuqia financiare”, tha Jeton Ibeski, pjesëmarrës në forum. ”Mungesa e objekteve shkakton edhe mbipopullim në çerdhe, me ç’rast humbet cilësia e shërbimeve dhe e gjithë kjo ndikon në zhvillimin e fëmijëve. Ne shpresonim në atë që ishte premtuar nga vetëqeverisja lokale në fushatën parazgjedhore për vënien në funksion të objekteve të reja për zgjidhjen e këtij problemi, por fatkeqësisht ende nuk ka zgjidhje”, tha Marija Tosheva, pjesëmarrëse në forum.

Shoqata Stacioni P.E.T. i përmblodhi diskutimet e pjesëmarrësve dhe përgatiti konkluzionet dhe rekomandimet të cilat në formë të peticionit do t’i dorëzohen Kryetarit të Komunës dhe Këshillit të Komunës së Prilepit dhe do të nënshkruhet nga të gjithë pjesëmarrësit në forume dhe qytetarët e tjerë të interesuar. Të gjithë janë dakord që pushtetit lokal t’i bëhet më shumë presion për të përmbushur premtimet parazgjedhore.

Realizimi i këtij forumi është mundësuar nga projekti “Mbështetje reformave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” i Qeverisë së Zvicrës, i cili zbatohet nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), ndërsa grantet administrohen nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS).

320753901_457791936555755_1435982429023612572_n-mcms

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.