Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Grupit të Vëzhguesve “Mirko Mileski” – Kërçovë dhe Komunës së Kërçovës në kuadër të projektit për ajër të pastër
Grupi i vëzhguesve ‘’Mirko Mileski’’ – Kërçovë informon publikun se në cilësin e partnerit në kuadër të projektit „Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor“, i zbatuar nga Bashkësia e Ekologëve „Natyra“ – Strugë, me mbështetje të Qeverisë së Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas, në ambientet e Komunës së Kërçovës u zhvillua një takim pune me kryetarin e Komunës, gjatë të cilit u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet organizatës organizatës sonë dhe Komunës së Kërçovës.
Memorandumi u nënshkrua me Kryetarin e Komunës së Kërçovës, Dr. Aleksandar Jovanovski, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të cilësisë së ajrit në territorin e kësaj komune.
Ky projekt ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit civil dhe vetëqeverisjes lokale, si dhe instalimin e gjithsej 30 instrumenteve për matjen e cilësisë së ajrit në pesë komuna të Rajonit Jugperëndimor.
Gjatë takimit u prezantua projekti dhe aktivitetet e planifikuara, me fokus të veçantë në:
- krijimin e një bashkëpunimi të strukturuar me administratën komunale të Kërçovës;
- instalimin dhe funksionalizimin e rrjetit të instrumenteve qytetare për matjen e cilësisë së ajrit;
- përfshirjen aktive të Komunës së Kërçovës në Këshillin Rajonal Qytetar për Ajër, si platformë për dialog të rregullt ndërmjet komunave, qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile;
- koordinimin e aktiviteteve përmes personave zyrtarë të kontaktit nga vetëqeverisja lokale.
Grupi i vëzhguesve ‘’Mirko Mileski’’- Kërçovë falenderon Kryetarin Dr. Aleksandar Jovanovski dhe administratën e Komunës së Kërçovës për gatishmërinë dhe mbështetjen e dhënë, duke riafirmuar angazhimin e saj për dialog të hapur, përfshirje qytetare dhe veprime konkrete në drejtim të një mjedisi më të shëndetshëm dhe ajri më të pastër për të gjithë qytetarët e Kërçovës.
Projekti “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor” synon të përmirësojë menaxhimin e cilësisë së ajrit përmes rritjes së pjesëmarrjes qytetare, qasjes në të dhëna të hapura dhe bashkëpunimit me komunat e Strugës, Ohrit, Vevçanit, Dibrës dhe Kërçovës.
Çfarë do të realizojmë?
- Vendosjen e të paktën 30 instrumenteve qytetare (Klimerko) për matjen e cilësisë së ajrit, të lidhura me platformën publike www.klimerko.org
- Trajnimin e 100 qytetarëve, mësimdhënësve dhe aktivistëve të rinj për monitorim dhe përdorim të të dhënave
- Formimin e Këshillit Rajonal Qytetar për Ajër për dialog të rregullt me komunat
Aktivitetet kryesore
- Hartëzim dhe përzgjedhje e lokacioneve
- Instalimi dhe lidhja e instrumenteve
- Fushatë informuese për ngritjen e vetëdijes publike
- Organizimi i trajnimeve dhe forumeve publike
- Hartimi i rekomandimeve për politika lokale për ajër të pastër
- Konferencë rajonale përmbyllëse
Rezultatet e pritshme
- Rrjet funksional rajonal me të dhëna publike dhe transparente
- Qytetarë të fuqizuar për pjesëmarrje aktive
- Dialog i strukturuar ndërmjet qytetarëve dhe komunave
- Rekomandime konkrete për politika për ajër të pastër në të paktën 5 komuna
Projekti krijon një model të shkencës qytetare dhe partneritetit lokal, ku të dhënat shndërrohen në mjet për transparencë, përgjegjësi dhe një të ardhme më të gjelbër për rajonin.
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Bashkësisë së ekologëve “Natyra” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Qeverisë Zvicerane, Civika Mobilitas ose organizatave që e zbatojnë atë”
Civica Mobilitas Embassy of Switzerland in North Macedonia Извиднички одред “Мирко Милески” / Scout group “Mirko Mileski”
Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“


![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45435](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/untitled-design-2.png)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45511](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/03/169-31-1536x864-1-768x432.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45519](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/03/cover-photo-02.03.2026-768x399.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45542](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/4-1-768x432.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45552](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/naslovna-8-768x403.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45440](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/untitled-design-1-768x576.png)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45445](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/untitled-design-768x576.png)