Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet B.E “Natyra”-Strugë dhe Komunës së Strugës
Bashkësia e Ekologëve “Natyra” informon publikun se ditën e premte, në ambientet e Komuna e Strugës, u zhvillua një takim pune, gjatë të cilit u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet organizatës sonë dhe Komunës së Strugës.
Memorandumi u nënshkrua me përfaqësuese të Komunës së Strugës, Shefen e Kabinetit të Kryetarit të Komunës, znj. Shefkie Alasani Dika, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të cilësisë së ajrit.
Ky memorandum është pjesë e zbatimit të projektit rajonal “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes Civica Mobilitas, dhe ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit civil dhe vetëqeverisjes lokale, si dhe instalimin e gjithsej 30 instrumenteve për matjen e cilësisë së ajrit në pesë komuna të Rajonit Jugperëndimor.
Gjatë takimit u prezantua projekti dhe aktivitetet e planifikuara, me fokus të veçantë në:
- krijimin e një bashkëpunimi të strukturuar me administratën komunale të Strugës,
- instalimin dhe funksionalizimin e rrjetit të instrumenteve qytetare për matjen e cilësisë së ajrit,
- përfshirjen aktive të Komunës së Strugës në Këshillin Rajonal Qytetar për Ajër, si platformë për dialog të rregullt ndërmjet komunave, qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile,
- koordinimin e aktiviteteve përmes personave zyrtarë të kontaktit nga vetëqeverisja lokale.
Bashkësia e Ekologëve “Natyra”-Strugë falënderon Komunën e Strugës dhe znj. Shefkie Alasani Dika për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për partneritet institucional, duke riafirmuar angazhimin e saj për dialog të hapur, përfshirje qytetare dhe veprime konkrete në drejtim të një mjedisi më të shëndetshëm dhe ajri më të pastër për të gjithë qytetarët e Strugës.
Civica MobilitasEmbassy of Switzerland in North MacedoniaИзвиднички одред “Мирко Милески” / Scout group “Mirko Mileski”




Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“


![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45511](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/03/169-31-1536x864-1-768x432.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45519](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/03/cover-photo-02.03.2026-768x399.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45542](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/4-1-768x432.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45552](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/naslovna-8-768x403.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45435](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/untitled-design-2-768x432.png)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45440](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/untitled-design-1-768x576.png)