Metamorfozis mori pjesë në punëtorinë CarGrow 2.0 në Manastir

Më 19 nëntor 2025, në hapësirat e Europe House në Manastir, u mbajt punëtoria lokale CarGrow 2.0, aleancës qytetare që e monitoron dhe e mbështet zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes. Punëtoria kishte për qëllim të prezantojë rolin e CARGrow 2.0 si një aleancë qytetare për monitorimin e reformave dhe të inkurajonte përfshirjen e organizatave lokale, aktivistëve dhe ekspertëve në procesin e monitorimit dhe avokimit. Ngjarja ishte e hapur dhe interaktive, me qëllim të ndërtimit të besimit dhe forcimit të kontributit qytetar në procesin e integrimit evropian.

Si pjesë e punëtorisë, Marijana Jançeska – Ugarkoviq foli për masat e planifikuara dhe të zbatuara në fushën e Digjitalizimit. Fondacioni Metamorfozis ka publikuar tashmë dy përmbledhje të angazhimeve të përmbushura dhe të parashikuara në fushën e Digjitalizimit nga Agjenda e Reformave, njëri në prill të vitit 2025, që është i disponueshëm këtu, dhe një përmbledhje në korrik të vitit 2025, që është i disponueshëm këtu.

Në janar të vitit 2025, si pjesë e CarGrow 2.0, Fondacioni Metamorfozis do të publikojë edhe raportin e tretë mbi aktivitetet e realizuara në fushën e Digjitalizimit. Raportet përmbajnë një pasqyrë të përgjithshme të situatës në këtë fushë, identifikim të segmenteve ku nevojitet kontributi i qytetarëve dhe sugjerime për aktivitete të ardhshme.

The post Metamorfozis mori pjesë në punëtorinë CarGrow 2.0 në Manastir first appeared on Metamorphosis.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање