Konferencë: Historia mund edhe të afrojë

Konferencë: Historia mund edhe të afrojë

Konferenca “Historia mund edhe të afrojë” është ngjarje përfundimtare në kuadër të projektit “Interpretimi i historisë së përbashkët së kohës bashkëkohore”. Kjo ngjarje, edhe pse aktivitet përfundimtar, në fakt është i pari në kuadër të këtij projekti që u realizua fizikisht dhe në vend të hapur. Me 27 maj 2021, në parkun e Qendrës Kulturore Rinore në Shkup, u takuam me mësimdhënësit dhe mësimdhënëset nga grupi i projektit, por gjithashtu edhe me përfaqësues të organizatave qytetare, përkrahësve dhe institucioneve të vendit.

Kjo konferencë afroi njerëz të ndryshëm, ke jashtëzakonisht inspirative dhe përfshiu aspekte të ndryshme përmes të cilave e interpretojmë historinë. Ngjarja ishte e ndarë në tre blloqe me hapësirë për pyetje, përgjigje dhe diskutim.

“Historia në njëmbëdhjetë citate” ishte fjalimi i Petush Toines, i cili në mënyrë shumë inspirative e sfidoi publikun dhe të pranishmit të mendojnë për disa pyetje: a është me të vërtet Holokausti temë e rëndë për të u përpunuar, përse historia që nga pavarësia e shtetit deri sot nuk ekziston, a nuk ka asgjë për 2001-shin, dhe pse ndodh që asgjë nuk është ndryshuar në programin e historisë që nga viti 2005?

“Për të ardhur këtu, ka paraprirë në proces i gjatë pune… përmes programit gjerman Shërbimi paqësor civil (Ziviler Friedensdienst) punojmë me Aksionin Paqësor që nga viti 2008. Për mua, kjo është mozaik. Tash ju drejtohem juve: ju gjithnjë keni dikë pran jush që do të mundohet, ky proces është i bërë sipas nevojave tuaja, dikë që do të sigurohet se zëri juaj të dëgjohet. Ne jemi këtu të ju japim dorën dhe bashkërisht ta planifikojmë atë” – tha Benjamin Blekner, koordinatori regjional për Ballkanin perëndimor, Kurve Wustrow, Qendra për trajnim dhe lidhje për aksion të padhunshëm.

Në bllokun e dytë nga konferenca u prezantuan arritjet e projektit. Ashtu, profesorët dhe profesoreshat e kyçur në projekt folën për procesin e ndërtimit të kapaciteteve, takimet për dialog dhe krijimin e praktikumit për realizim të aktiviteteve jashtë mësimorë për lëndën e historisë. Aktivitetet jashtë mësimore u realizuan në grupe të përziera etnike nga nxënës dhe nxënëse në bashkëpunim me nga 3 apo 4 shkolla. U përfshinë shkolla fillore dhe të mesme në 4 grupe, të cilat punuan në këto tema: Politika është e gjinisë femërore, Gratë në Maqedoni – gra heroina, Edhe ata janë heronjtë e tanë (mendohet për reprezentacionin e futbollit), dhe Kalendari multikulturor. Në këtë bllok u prezantuan edhe gjetjet nga analiza e librave të historisë.

Në bllokun e tretë të konferencës patëm mysafirë nga shtete të Bashkimit Evropian. Përvojat nga Letonia (BE) – si deri te ligjërimi bashkëkohor i historisë? – për këtë foli Laura Laumberga – Nikollova, profesoreshë e historisë. Stiven Stigerst, drejtori i EUROCLIO foli për temën: Interpretimi i historisë në shekullin 21 – sfidat e kuadrit arsimor dhe leksionet e mësuara.

E gjitha ngjarja është në youtube kanalin e Aksionit Paqësor https://www.youtube.com/watch?v=pHI-0lrNPvQ

Për këtë konferencë interes treguan dy kanale televizive. 24 Vesti, ku në emisionin e mëngjesit ishte mysafir punëtori paqësor Goran Taleski nga Aksioni Paqësor, ndërsa deklarata nga mësimdhënës dhe nga AMHM morën TV Sitel.

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.