Ftesë për e-Shoqëri.mk “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”
EDICIONI I 21-TË I E-SHOQËRI.MK
📅 Data: 10 dhjetor 2025
📍 Vendi: Hoteli “Holiday Inn” (salla “Milenium 1”)
🚪 Hyrja: e lirë
🗣️Gjuhët: maqedonisht, shqip dhe anglisht
Kemi nderin t’ju ftojmë në edicionin e 21-të të Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk, e cila do të mbahet më 10 dhjetor 2025 në hotelin “Holiday Inn” (Shkup).
Këtë vit, Konferenca do t’i kushtohet temës “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”, duke hulumtuar se si përparimi i shpejtë teknologjik po i riformëson qëndrueshmërinë demokratike, të drejtat e njeriut dhe besimin shoqëror në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.
Transformimi digjital sjell një potencial të madh për inovacion, efikasitet dhe gjithëpërfshirje, por gjithashtu i ekspozon cenueshmëritë ndaj manipulimeve, kërcënimeve kibernetike dhe përdorimit joetik të teknologjisë. Sigurimi i integritetit si bazë e këtij transformimi është çelësi për ndërtimin e sistemeve të sigurta, transparente dhe të përgjegjshme që i mbrojnë qytetarët, duke mundësuar njëkohësisht përparimin. Sfida qëndron në gjetjen e ekuilibrit të duhur midis shfrytëzimit të përfitimeve të transformimit digjital dhe mbrojtjes nga rreziqet që dëmtojnë stabilitetin, barazinë dhe dinjitetin njerëzor.
Agjendën e plotë mund ta ndiqni drejtpërdrejt në këtë link: https://e-society.mk/.
Agjenda është në gjuhën shqipe, maqedone dhe angleze.
Ju ftojmë të regjistroheni për pjesëmarrje më së voni deri më 1 dhjetor: “Integrity at the core of digital transformation” – Fill out form
Presim me kënaqësi të ndajmë këtë përvojë me ju dhe ta eksplorojmë integritetin si bazë të transformimit digjital.
The post Ftesë për e-Shoqëri.mk “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital” first appeared on Metamorphosis.
This post was originally published on this site



![[Aggregator] Downloaded image for imported item #42780](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2025/12/plarforma.jpg)



