Ifex wpfd 2025 1830x936 1.jpg

Fondacioni Metamorfozis në fokus të një fushate globale me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, rrjeti global IFEX e nisi fushatën “Përballja me Momentin e IA-së”, duke u përqendruar në përpjekjet e shoqërisë civile për të luftuar dezinformimin në epokën e inteligjencës artificiale. Fondacioni Metamorfozis është ndër organizatat kryesore në këtë fushatë, me qasjen e saj inovative ndaj përfshirjes së të rinjve dhe njohurive mediatike, e cila paraqet një model frymëzues për adresimin e sfidave të dezinformimit të përforcuara nga inteligjenca artificiale.

Ndërsa inteligjenca artificiale po e transformon gjithnjë e më shumë peizazhin global të informacionit, duke sjellë si mundësi ashtu edhe rreziqe, organizatat e shoqërisë civile si Metamorfozis po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në sigurimin që liria e mediave jo vetëm të mbijetojë, por edhe të zhvillohet më shumë. Fushata “Përballja me Momentin e IA-së” e thekson rëndësinë thelbësore të organizatave të tilla në ndërtimin e shoqërive të informuara dhe rezistente, në një kohë kur mediat sintetike, përmbajtjet “deepfake” dhe përmbajtjet e gjeneruara nga IA-ja përdoren gjithnjë e më shumë për të shtrembëruar debatin publik dhe për të minuar besimin.

Në Maqedoninë e Veriut, ku njohuritë mediatike mbeten në një nga nivelet më të ulëta në Evropë, kurse fushatat e dezinformimit i synojnë temat nga shëndeti publik e deri te zgjedhjet, Metamorfozis ka një kohë që është një nga organizatat kryesore në trajtimin e narrativeve të dëmshme. Përmes një qasje shumështresore që përfshin platforma mediatike si Meta.mk, Portalb.mk dhe shërbimin për verifikimin e fakteve Vërtetmatësi, si dhe me bashkëpunimin rajonal përmes Qendrës kundër Dezinformatave të Ballkanit Perëndimor, fondacioni ka zhvilluar një sërë mjetesh të forta për mbrojtjen e hapësirës së informacionit.

Ndër iniciativat mbresëlënëse të paraqitura në fushatën e IFEX-it janë ngjarjet “Cyber Shake” të Metamorfozis. Bëhet fjalë për një seri ngjarjesh që synojnë të rinjtë, të nisura në vitin 2023, me qëllim të eksplorimit të ndikimit të teknologjive të reja mbi integritetin e informacionit. Të mbajtura në hapësira joformale si kafene dhe klube, ngjarjet “Cyber Shake” i sjellin ekspertët më afër të rinjve, duke mundësuar diskutime mbi tema si përmbajtjet “deepfake”, mbrojtja e të dhënave personale dhe aspektet etike të teknologjisë, duke përdorur mjete interaktive si kuize dhe promovime me influencues për të inkurajuar dialogun.

Një ngjarje e tillë, “Deepfake ose realitet”, e mbajtur në fillim të vitit 2024, ofroi një kombinim dinamik të paneleve me ekspertë dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të publikut. Pjesëmarrësit, ku bënin pjesë gazetarë, profesorë të shkencave kompjuterike dhe redaktorë nga mediat teknologjike, i udhëzuan të rinjtë përmes një analize të fotografive reale dhe atyre të manipuluara, duke i inkurajuar që t’i shqyrtonin në mënyrë kritike përmbajtjet vizuale në epokën digjitale. Ngjarja u mundësoi të rinjve t’i shprehin lirshëm pikëpamjet e tyre mbi keqpërdorimin e inteligjencës artificiale.

“Ne nuk kërkuam që ata të vinin tek ne – ne shkuam tek ata” – tha Goran Rizov, Menaxher i Programit për Integritetin e Informacionit dhe të Mediave në Fondacionin Metamorfozis. “Qëllimi nuk ishte të mbaheshin leksione, por të krijohej një hapësirë ku të rinjtë mund të bënin pyetje dhe t’i ndanin shqetësimet e tyre. Shumë prej tyre ishin tashmë të vetëdijshëm për rreziqet e inteligjencës artificiale, por u mungonte një platformë për diskutim të hapur dhe shkëmbime me të tjerët që ndjeheshin njësoj.”

Reagimet nga këto ngjarje tashmë e formësojnë qasjen e ardhshme të Fondacionit Metamorfozis. Një seri e re ngjarjesh që synojnë si qytetarët e rinj ashtu edhe ata të moshuarit janë në përgatitje e sipër, të cilat do të kombinojnë edukimin dhe argëtimin për të shqyrtuar tema komplekse si teoritë e konspiracionit, mbikëqyrjen dhe përdorimin etik të inteligjencës artificiale. Fondacioni mbetet gjithashtu i përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal, duke forcuar më tej rolin e tij udhëheqës në Qendrën Kundër Dezinformatave të Ballkanit Perëndimor.

Është thelbësore që Metamorfozis të ruajë një qasje të ekuilibruar ndaj teknologjisë. “E theksojmë potencialin pozitiv të inteligjencës artificiale kur ajo përdoret në mënyrë etike” – thotë Rizaov. “Qëllimi ynë nuk është t’i trembim njerëzit, por t’u japim atyre njohuritë me të cilat mund ta përdorin teknologjinë me mençuri, por edhe të jenë të vetëdijshëm për rreziqet.”

Përmes kontributit të tij në fushatën e IFEX-it “Përballja me Momentin e IA-së”, Fondacioni Metamorfozis e konfirmon edhe një herë përkushtimin e tij për t’u mundësuar qytetarëve, veçanërisht të rinjve, të marrin pjesë me mendim kritik dhe njohuri mediatike në mbrojtjen e lirisë së mediave në botën e sotme të udhëhequr nga inteligjenca artificiale.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.