цивил

Dita Ndërkombëtare e Paqes: CIVILi bën thirrje për unitet botëror në luftën për paqe

CIVIL- Qendra për Liri, që nga themelimi i organizatës në vitin 1999, në vizionin dhe misionin e saj e promovon paqen dhe demokracinë, botë në të cilët njerëzit do të jetojnë në paqe dhe dinjitet. Në themelet e saj, organizata ka inkorporuar  përkushtimin pa kompromis për një shoqëri ku të drejtat dhe liritë e njeriut do të respektohen plotësisht, kulti i armëve dhe i dhunës do të tejkalohet, dhe diskriminimi, pabarazia, urrejtja, paragjykimi, nacionalizmi do të jenë vetëm një episod i errët i të kaluarës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve, anëtarëve, mbështetësve, aktivistëve, vullnetarëve, si dhe shoqatave qytetare, subjekteve politike, t’u bashkëngjiten të gjithë njerëzve paqedashës anembanë botës në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes.

Dita Ndërkombëtare e Paqes këtË viti na kujton se sa lehtë mund të prishet dhe shkatërrohet  paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës destabilizon paqen botërore përmes dhunës së pamasë, mohimit të së drejtës së ekzistencës mbi çdo bazë dhe me qëllimin e qartë për të shfarosur kombin ukrainas.

Agresioni ushtarak kundër Ukrainës, por edhe të gjitha konfliktet ushtarake dhe të tjera në botë, bëjnë thirrje për bashkim dhe mbrojtje të së drejtës për jetë paqësore dhe dinjitoze në shoqëritë demokratike dhe të drejta ku përçarja, urrejtja, dhuna, lufta për pushtet dhe autoritet në llogari të jetës dhe dinjitetit njerëzor, do të bëhet një gjë e të kaluarës.

Me mbështetje të fortë për Ukrainën dhe kombin ukrainas, CIVILi bën thirrje për unitet botëror në përpjekjet për t’i dhënë fund agresionit rus, dhe për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Ukrainë. Qofshin të fundit shumë jetë të humbura njerëzore, që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin që sjell lufta.

CIVILi është me qëndrim se paqja, liria dhe barazia janë vlera për të cilat aspirojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe institucionet e saj demokratike. Ne të gjithë duhet t’i vlerësojmë dhe promovojmë ato vlera së bashku në baza ditore. Me kultivimin e multikulturalizmit përballë konflikteve ndëretnike, promovimi i angazhimeve ndaj vlerave evropiane dhe të gjelbra, përballë narrativave nacionaliste, dezinformatave dhe propagandës. së bashku do ta fitojmë betejën për një shoqëri demokratike dhe të drejtë.

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.