ЕПИ

Debatë: Përmes reformave në arsim deri tek evropeizimi i shoqërisë

Arsimi paraqet mënyrë kryesore me të cilën shoqëria ndërtohet dhe zhvillohet. Përmes arsimit cilësor, brezat edukohen për të drejtat, ligjet, mbrojtjen e të drejtave të tyre por edhe të të drejtave të të tjerëve, gjë që kontribuon në njohjen e kulturës dhe vlerës së brendshme, por edhe të kulturës dhe vlerave evropiane. Me bërjen e reformave dhe ndryshimeve në arsim, por edhe në pjesë të tjera të jetës shoqërore, mund të pritet përparim i madh dhe një hap përpara në procesin e evropianizimit.

Diskutimi “Shoqëria demokratike në Maqedoninë e Veriut dhe sfidat me të cilat përballet”, kishte për qëllim përfshirjen e qytetarëve në një diskutim debati që do të zbulojë pikëpamjet e tyre mbi procesin e integrimit evropian dhe mundësitë e vendit. Ngjarja u zhvillua në  format të ndarë në dy pjesë, kështu që në pjesën e parë të diskutimit qytetarët pjesëmarrës fillimisht diksutuan pikëpamjet dhe mendimet e tyre. Krahas zgjidhjeve dhe rekomandimeve të propozuara gjatë diskutimit, ata gjithashtu formuan pyetje në pjesën e dytë për të patur mundësinë për t’i bërë pyetje ekspertit të fushës.

Si pjesë e diskutimit, përveç pjesëmarrësve nga rajoni i Ohrit dhe i Strugës, ishte i ftuar edhe profesori nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Goran Janev, si ekspert në pjesën e dytë të diskutimit i cili dha drejtpërdrejt shpjegime shtesë të pyetjeve të qytetarëve. Diskutimi u moderua nga profesori Abdulla Azizi nga Universiteti i Evropës Juglindore.

Pabarazia gjinore është temë diskutimi e gjerë në të gjithë botën. Pjesëmarrësit theksuan se shumica e grave ndihen të shtypura dhe të diskriminuara nga popullata mashkullore. Megjithëse ekziston rregullimi ligjor për çështje të tilla, shumica e shembujve të jetës reale thonë të kundërtën. Raste të tilla si diskriminimi gjinor në vendin e punës, paaftësia për të raportuar dhunën sepse askush nuk do të besojë, dhe shumë të tjera provojnë epërsinë e burrave në shoqëri. U theksua se është e nevojshme të ndërmerren veprime që garantojnë një ndryshim në shoqëri në drejtim të barazisë gjinore.

Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan edhe rreth perspektivës pozitive të pozitës së femrës në vendin e punës. Pabarazia është një perceptim i individualitetit dhe ne nuk duhet të kufizojmë dhe përshtasim mendimin tonë me mendimin e të tjerëve. Ka shumë shembuj që vërtetojnë se gratë mund të arrijnë pozicione të larta deri në atë shkallë që të vlerësohet puna dhe mundi i tyre. Vetë përqëndrimi në pabarazitë, pa marrë masa, nuk do të ndryshojë situatën aktuale. Kur pikëpamja individuale dhe mënyra e të menduarit hapet ndaj ndryshimeve moderne edhe vetëdija kolektive mund të përshtatet me të njëjtën gjë.

Ndër të tjera, pjesëmarrësit iu referuan largimit të të rinjve në vendet evropiane. Sipas tyre, vendi po humbet të rinjtë për shkak të distancës së madhe nga standardet dhe mundësitë evropiane. Shumica e të rinjve shkojnë ose planifikojnë të shkojnë jashtë vendit, qoftë për arsim ose punë. Probleme të tilla si partizimi në pothuajse çdo nivel të shtetit, si dhe burimet e vogla të disponueshme për avancim janë arsyet pse shteti humbet rininë, dhe kështu edhe mundësinë për zhvillim. I gjithë procesi i migrimit, sipas pjesëmarrësve, do të vazhdojë të ndodhë me masë të madhe, nëse shteti nuk bën përpjekje që të paktën të afrohet me fuqitë e mëdha ekonomike.

 

Profesori Janev, nga ana e tij, theksoi se marrëdhëniet ndëretnike kanë rrënjë historike. Sistemi “demokratik” karakterizohet nga etnokracia, dhe qytetarët janë anëtarë të predispozuar politikisht të grupeve etnike që artikulojnë ekzistencën e tyre politike përmes përfaqësuesve. Siç tha ai, kjo rezulton në një botë në të cilën askush nuk mund të luftojë për të drejtat e njeriut dhe liritë e qytetarëve, përveç atyre brenda prizmit etnik. Ne, qytetarët, jemi privuar nga procesi i pjesëmarrjes në shoqëri duke u shndërruar në entitete etnike.

“Në shtet duhet të jenë tre shtylla që garantojnë demokracinë: ligji, ekzekutivi dhe gjyqësori. Ekziston një rend sipas të cilin duhet të veprojnë shtyllat, e cila në Maqedoni është e ndërthurur plotësisht dhe nuk respektohet plotësisht. Subjektet politike janë ato që vendosin për shtetin në mënyrë të pavarur dhe çfarë është më e mira për të. Fakti që pushteti është plotësisht i vendosur në partitë politike çon në zhvlerësimin e sistemit demokratik. Evropianizimi do të fillojë kur të refuzojmë politizimin dhe interesat e vendosura etnikisht,” tha profesori Janev.

Sipas tij, vetë shtresimi klasor dhe heqja e të drejtës së qytetarëve çon në humbjen e besimit dhe shpresës së të rinjve, si dhe në rritjen e ndjenjës së jo-përkatësisë në komunitet. Ndërsa qytetarët janë të ndarë, uniteti humbet. Autoritetet false dhe vlerësimi i pamjaftueshëm janë ato që degradojnë të gjithë vendin.

Diskutimi u organizua si pjesë e projektit “ACT – Veprim Qytetar Aktiv 2.0″, zbatuar nga Instituti për Politikë Evropiane – Shkup me mbështetjen e Qendrës për Demokraci Deliberative në Universitetin Stanford nga ShBA. Projekti është financuar nga National Endowment for Democracy nga ShBA. Ky diskutim, së bashku me 4 diskutime të tjera me qytetarë për tema të ndryshme në të gjithë vendin, do të kontribuojnë në zhvillimin e Debatës Nacionale Demokratike që është planifikuar të mbahet në vitin 2022.

The post Debatë: Përmes reformave në arsim deri tek evropeizimi i shoqërisë appeared first on EPI.

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.