Bashkësia e Ekologëve “Natyra”-Strugë fiton projekt të mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes Civica Mobilitas

Bashkësia e ekologëve “Natyra”-Strugë ka kënaqësinë të njoftojë se është shpallur fituese e projektit rajonal “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”, ku organizata jonë është bartëse e projektit, ndërsa partner në implementim është Scout Group “Mirko Mileski” Kichevo. Projekti do të zgjasë 12 muaj dhe do të jetë akiv deri ne fund të vitit 2026, ndërsa mbështetet nga qeveria Zvicerane përmes Civica Mobilitas.

Qëllimi dhe rëndësia e projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor” paraqet një nga sfidat më serioze mjedisore dhe shëndetësore. Mungesa e matjeve të mjaftueshme lokale, transparenca e kufizuar e të dhënave dhe përfshirja e ulët qytetare e bëjnë të vështirë adresimin efektiv të ndotjes së ajrit. Ky projekt synon të ndryshojë këtë situatë përmes pjesëmarrjes aktive qytetare, të dhënave të hapura dhe bashkëpunimit të strukturuar me komunat.

Çfarë do të realizohet konkretisht? • 📡 Vendosja e 30 instrumenteve për matjen e cilësisë së ajrit, të operuara nga qytetarët, me vizualizim publik të të dhënave në kohë reale. • 👥 Trajnimi i 100 qytetarëve, mësimdhënësve dhe aktivistëve të rinj për monitorim qytetar, përdorim të të dhënave dhe avokim. • 🤝 Krijimi i një mekanizmi rajonal dialogu (Këshilli Rajonal për Ajër të Pastër) mes qytetarëve dhe komunave për planifikim dhe rekomandime konkrete të politikave.

Shtrirja gjeografike

Aktivitetet e projektit do të zhvillohen në 5 komuna të rajonit jugperëndimor:

• Strugë

• Dibër

• Ohër

• Vevçan

• Kërçovë

Ndikimi i pritur

Projekti do të kontribuojë në:

• rritjen e transparencës dhe qasjes publike në të dhënat e ndotjes së ajrit,

• fuqizimin e qytetarëve si aktorë aktivë në vendimmarrje,

• përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe pushtetit lokal,

• integrimin e masave për ajër të pastër në planet dhe politikat komunale (LEAP, strategji klimatike, buxhete lokale).

Bashkësia e ekologëve Natyra-Strugë, si bartëse e projektit, mbetet e përkushtuar që përmes këtij rrjeti qytetar dhe qasjeje të bazuar në të dhëna, të kontribuojë në ajër më të pastër, shëndet më të mirë dhe qeverisje mjedisore më pjesëmarrëse në rajonin jugperëndimor të Maqedonisë së Veriut.

#CHinMK#CivicaMobilitas

Civica MobilitasEmbassy of Switzerland in North MacedoniaИзвиднички одред “Мирко Милески” / Scout group “Mirko Mileski”

📌 Informata të detajuara për aktivitetet dhe thirrjet publike do të publikohen së shpejti në webfaqen dhe rrjetet tona sociale.

Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“

Продолжи со читање