B.E “Natyra”- Strugë dhe Komuna e Dibrës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Bashësie e Ekologëve “Natyra” informon publikun se në datë 14.01.2026, në ambientet e Komunës së Dibrës, u zhvillua një takim pune me Kryetarin e Komunës z.Fisnik Mela, gjatë të cilit takim u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet organizatës sonë dhe Komunës së Dibrës.
Ky memorandum është pjesë e zbatimit të projektit rajonal “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes Civica Mobilitas, dhe synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit civil dhe institucioneve lokale në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të cilësisë së ajrit si dhe instalimin e gjithsej 30 instrumenteve për matjen e cilësisë së ajrit në pesë komuna të Rajonit Jugperëndimor.
Gjatë takimit u prezantua projekti dhe aktivitetet e planifikuara, me fokus të veçantë në:
- krijimin e një bashkëpunimi të strukturuar me administratat komunale,
- instalimin dhe funksionalizimin e një rrjeti prej 30 instrumentesh qytetare për matjen e cilësisë së ajrit në pesë komuna të rajonit,
- përfshirjen aktive të Komunës së Dibrës në Këshillin Rajonal Qytetar për Ajër, si platformë për dialog të rregullt mes komunave, qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile,
- koordinimin e aktiviteteve përmes personave zyrtarë të kontaktit nga vetëqeverisja lokale.
Bashkësia e Ekologëve “Natyra” falënderon Komunën e Dibrës dhe në veçanti Kryetarin e Komunës së Dibrës z.Fisnik Mela për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për partneritet institucional, duke riafirmuar angazhimin e saj për dialog të hapur, përfshirje qytetare dhe veprime konkrete në drejtim të një mjedisi më të shëndetshëm dhe ajri më të pastër për të gjithë qytetarët.
Civica MobilitasEmbassy of Switzerland in North MacedoniaИзвиднички одред “Мирко Милески” / Scout group “Mirko Mileski”

Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“



![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45511](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/03/169-31-1536x864-1-768x432.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45519](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/03/cover-photo-02.03.2026-768x399.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45542](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/4-1-768x432.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45552](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/naslovna-8-768x403.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45435](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/untitled-design-2-768x432.png)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45440](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/untitled-design-1-768x576.png)