Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike
Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER!
Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike.
Photo credits: Vanço Xhambaski
Përmes punëtorisë, pjesëmarrëset diskutuan rëndësinë e pranisë së femrave në këtë fushë, të shoqëruar nga një fjalim frymëzues i folëses së ftuar, e cila ndau përvojat personale nga karriera e saj – që nga hapat e parë, deri te rolet udhëheqëse – duke theksuar se si aftësitë e buta, këmbëngulja dhe vetëbesimi profesional e hapin rrugën drejt suksesit. Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit u njohën me fusha të ndryshme të sigurisë kibernetike, duke përfshirë rolet teknike, menaxheriale, ligjore, etike dhe të komunikimit, si dhe drejtime të reja si diplomacia kibernetike, etika digjitale, privatësia dhe siguria e inteligjencës artificiale.
Photo credits: Vanço Xhambaski
Ato patën mundësinë të identifikonin pikat e tyre të forta dhe të zbulonin aftësitë që kërkohen më shumë në treg, duke marrë rekomandime praktike për trajnime, certifikime dhe stazhim. Një pjesë kyçe e punëtorisë ishte krijimi i një “prezantimi të shkurtër të vetes” (elevator pitch) dhe diskutimi motivues rreth lidershipit, inteligjencës emocionale dhe ndërtimit të ndikimit në botën digjitale, duke i inkurajuar pjesëmarrëset të vazhdojnë të mësojnë, të përmirësojnë veten dhe të krijojnë rrjete.
Ngjarja u organizua nga Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të projektit CybHER, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe i zbatuar nga Këshilli Britanik.
The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.
This post was originally published on this site





![[Aggregator] Downloaded image for imported item #42780](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2025/12/plarforma.jpg)




