20190513 Акциски грантови

ZGJIDHEN 12 GRANTISTË TË VEPRIMIT TË CIVIKA MOBILITAS

Komisioni për zgjedhje të granteve i vlerësoi aplikacionet e organizatave të cilat i parashtruan fletëparaqitjet në thirrjen e parë për grante të veprimit në fazën e re të Civika mobilitas (PCM-AKT-04).

Fituesit e granteve janë 12 organizata dhe atë:

  • Shoqata Hendikep plus-Grupi për mbështetje të personave me handikap, Kriva Pallankë
  • Shoqata për zhvillim regjional Ballkan ekonomik forum, Shkup
  • Instituti për shkenca shoqërore dhe humaniste, Shkup
  • Shoqata e qytetarëve Media plus, Shtip
  • Shoqata Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit, Dibër
  • Shoqata Asociacioni për iniciativa demokratike, Gostivar
  • Shoqata për hulumtim, analiza dhe zhvillim “Zelena lupa”, Shkup
  • Shoqata e punëtorëve social e Qytetit të Shkupit, Shkup
  • Iniciativa qytetare e femrave “Antiko”, Shkup
  • Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza-PINA, Shkup
  • Shoqata e qytetarëve për hulumtime, analiza dhe zhvillim të politikave publike “Evrotink” – Qendra për strategji evropiane – Shkup
  • Shoqata HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme Shkup

Grantistët e ri veprojnë në tetë sektorë të ndryshëm dhe atë më së shumti në sektorët e shëndetit dhe mbrojtjes shëndetësore dhe demokraci, por edhe në sektorët për informata dhe komunikime, personat me nevoja të veçanta, ambienti jetësor, të drejtat e njeriut, sundimi i të drejtës dhe çështjet gjinore.

Gjysma e grantistëve veprojnë në nivel kombëtar, dy veprojnë në nivel lokal/komunal, dy në nivel regjional, ndërsa nga një veprojnë në nivel regjional të Ballkanit dhe në Evropë. Grantistët vijnë nga pesë regjione, numri më i madh prej tyre janë nga regjioni i Shkupit, pastaj nga regjioni lindor, verilindor, jugperëndimor dhe i Pollogut. Në pikëpamje të përvojës, tetë janë aktive mes 12 dhe 20 vjet, dy janë me përvojë prej shtatë deri 11 vjet, ndërsa dy kanë përvojë mes dy dhe tre vjet.

Në këtë thirrje që u hap më 25 mars 2019, u parashtruan 133 aplikacione për grantet e veprimit, prej të cilave 113 e kaluan kontrollin administrativ. Pjesa më e madhe e aplikuesve ishin nga regjioni i Shkupit (61%), pastaj nga i Pollogut (10%), lindor (9%), i Pellagonisë (7%), verilindor (6%), i Vardarit (4%), juglindor (3%) dhe ai jugperëndimor (1%). Aksionet e propozuara në pjesën më të madhe kishin të bëjnë me zhvillimin e shoqërisë civile (18%) dhe sundimin e drejtë (10%), ndërsa nga një aplikacion kishte të bëjë me tolerancën dhe antikorrupsionin.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…