Slika

Zbatimi i “Ishujve të Integritetit” do të fillojë në shtator

Po përfundojnë përgatitjet për hartimin e trajnimit “Ishuj të Integritetit”, të cilat janë udhëhequr nga ekspertja e jashtme Ana Vasilache nga Rumania. Përgatitjet filluan gjatë muajit maj të këtij viti dhe përfunduan në punëtorinë e mbajtur më 18 dhe 19 qershor 2024 në Shkup.

Ky trajnim, i dedikuar për përfituesit e granteve të Civica Mobilitas, është pjesë e planit për forcimin e kapaciteteve të organizatave qytetare. Bazohet në një metodologji të provuar për forcimin e ndjenjës personale të integritetit te individi; përfshin mjete funksionale për udhëheqje të përbashkët dhe ofron propozime për ndryshime sistematike dhe organizative me qëllim parandalimin e korrupsionit.

Metodologjia mbi të cilën bazohet programi është zbatuar me sukses në vitet e mëparshme në disa vende të Evropës nga ekspertë të certifikuar për antikorrupsion. Përveç Vasilache, në zbatimin e trajnimit do të përfshihen edhe katër bashkëpunëtorë të tjerë të Civica Mobilitas nga Maqedonia.

Për ciklin e parë të trajnimit do të zgjidhen 12 organizata qytetare, të cilat do të kalojnë në katër punëtori që do të zhvillohen nga shtatori deri në nëntor të këtij viti. Ekipi i Civica Mobilitas planifikon të përsërisë ciklin për organizatat që nuk do të jenë pjesë e grupit të parë.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…