civica
|

U ZGJODHËN PËRFITUESIT E RI TË GRANTEVE TË VEPRIMIT

Komisioni për zgjedhje të granteve të Civika mobilitas i vlerësoi aplikimet e arritura dhe ndau shtatë grante, të cilat do t’i zbatojnë gjithsej 22 organizata (lista e aplikuesve dhe partnerët e tyre janë në fund të tekstit).

Veprimet e grantistëve të ri do t’i zbatojnë në 9 sektorë të ndryshëm dhe do të përfshijnë tema për zhvillimin e shoqërisë civile, çështjet gjinore, demokracinë, ambientit jetësor dhe resurset natyrore, sundimin e mirë, të drejtat e njeriut, arsimin, shkencën dhe hulumtimin.

Me një pjesë të projekteve do të zhvillohet modeli për fuqizimin e aleancave (platformave) qytetare/të grave për avokim të politikave socio-ekonomike në nivel lokal gjatë rimëkëmbjes nga pandemia; do të themelohet qendër dispeçeri dhe ekip mobil për sigurimin e shërbimeve sociale për kujdesin ndaj pleqve dhe personave të dobët në mjediset rurale; do të sigurohen vegla të cilat do ta rritin vëllimin e donacioneve për projekte relevante inovative shoqërore. Pastaj, do të përmirësohet funksionaliteti dhe transparenca e mbikëqyrjes lokale të inspektimit dhe do të nxitet komunikimi i dyanshëm me organizatat qytetare dhe qytetarët në përgjithësi; do të fuqizohen marrëdhëniet ndëretnike dhe do të parandalohet radikalizmi përmes krijimit të sistemit për edukim moshatar. Me disa nga veprimet do të vendoset sistem për monitorim të politikave dhe legjislacionit nga fusha e mbrojtjes së diskriminimit, me fokus të veçantë ndaj punës së Komisionit të ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi etj.

Veprimet e mbështetura kryesisht do të zbatohen në nivel kombëtar, ndërsa një pjesë në nivel regjional dhe lokal. Përfituesit e granteve vijnë nga pesë regjione dhe atë të Shkupit, lindor, jugperëndimor, të Pellagonisë dhe verilindor.

Në këtë thirrje, që ishte e hapur deri më 3 masr 2021, arritën 92 aplikime prej gjithsej 195 organizata qytetare, fondacione dhe media. Prej tyre, 83 i plotësonin kriteret administrative dhe u përcollën deri te Komisioni.

1. Shoqata për avancimin e barazisë gjinore AKCIA ZDRUZHENSKA Shkup në bashkëpunim me Institutin për shkenca shoqërore dhe humane  dhe Shoqata Radika – DE Dibër me projektin Dimensioni gjinor i politikave në fokus– fuqizimi i rezistencës në periudhën pas kovidit

2. Shoqata ekologjike ZDRAVEC 2002 Makedonska Kamenicë në bashkëpunim me Shoqatën e pensionistëve të Makedonska Kamenicë dhe Shoqata ZËRI I BARAZISË Makedonska Kamenicë me projektin Digjitalizimi i shërbimeve sociale për kujdesin e pleqve dhe personave të dobët në mjediset rurale

3. Fondacioni shkencor SPIROSKI Shkup në bashkëpunim me Shoqatën e qytetarëve Asociacioni studentor mjekësor i Maqedonisë – MMSA dhe Asociacioni i organizuar studentor mjekësor SOMA, Shtip me projektin NFS – Regjistri i dhuruesve për palcën kurrizore [NFS-DRKS]

4. Shoqata për inovacione digjitale dhe transformime HAB Shkup në bashkëpunim me Qendra për analiza ekonomike Shkup, Shoqata për mbështetje me ndihmën e personave të përjashtuar nga shoqëria dhe të varfrit USHQIM PËR TË GJITHË – BHM Shkup dhe Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj Maqedoni – ASML me projektin Make it easy – krijimi i platformës së parë për grumbullimin e mjeteve për iniciativa qytetare në Maqedoninë e Veriut

5. Fondacioni OJQ Infoqendra në bashkëpunim me Shoqata për demokraci lokale Qendra e komunitetit e Komunës së Strugës dhe Shoqata Qendra regjionale për bashkëpunim SPEKTAR Kriva Pallankë me projektin Shërbimet lokale të inspektimit në interes të qytetarëve

6. Shoqata e qytetarëve NEKSUS – KONCEPTI QYTETAR Shkup në bashkëpunim me  Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm “Akua” Strugë dhe Shoqata për aktivizëm qytetar dhe nxitjen e përgjegjësisë shoqërore HORIZON CIVITAS Shkup me projektin Multikulturalizmi dhe radikalizimi: Qasje të reja drejt problemeve të vjetra

7. Shoqata KOMITETI I HELSINKIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT Shkup në bashkëpunim me Shoqata HOPS Opsione për jetë të shëndetshme Shkup dhe Shoqata për edukim juridik dhe transparencë STANICA P.E.T. Prilep me projektin Diskriminimi interseksionesh në Maqedoninë e Veriut

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…