U ndanë njëmbëdhjetë grante partneriteti të Civika mobilitas
Komiteti i përzgjedhjes së granteve i ka vlerësuar aplikimet e parashtruara nga organizatat në thirrjen e për grante partneriteti të Civika mobilitas (CM-PG-2) e cila ishte e hapur deri më 15 tetor 2025.
Në këtë thirrje arritën 111 aplikime prej gjithsej 248 organizata të shoqërisë civile (111 bartës dhe 137 partnerë). Nga këto, 100 i përmbushën kriteret administrative dhe iu dorëzuan Komisionit.
Më poshtë janë organizatat që morën grantet e partneritetit:
- Instituti për demokraci Societas Civilis Shkup, në partneritet me Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Politike-Juridike Shkup , do të zbatojë projektin “Inspektorët lokalë nën thjerrëz: Përmirësimi i ligjshmërisë dhe llogaridhënies së inspektimit lokal”.
- Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, në partneritet me Fondacionin për Media dhe Shoqëri Civile, Institutin Maqedonas të Medias në Shkup, do të zbatojë projektin “Forcimi i standardeve etike për besim më të madh në media”.
- Shoqata Qytetare Të rinjtë munden Shkup, në partneritet me Shoqatën qytetare SUPPORTKO Koçanë, do të zbatojë projektin “Të ndërlidhur në krizë: Të rinjtë ndërtojnë qëndrueshmëri dhe unitet”.
- Instituti për Hulumtime të Zhvillimit Social Resis Shkup, në partneritet me Shoqatën e Këshillit të Etikës së Medias në Maqedoni, Etika Press, do të zbatojë projektin “Mediat e komuniteteve për një shoqëri civile më të fuqishme”.
- Shoqata Unioni Rinor – Krushevë, në partneritet me Shoqatën Qendra për Dialog Ndërkulturor Kumanovë dhe Shoqatën Instituti për Zhvillim të Komunitetit Tetovë, do të zbatojnë projektin “Zëri im në qytetin tim”.
- Shoqata Konekt Shkup, në partneritet me Fondacionin Apollonia Gjevgjeli, do të zbatojë projektin “Ndryshime për qëndrueshmëri”.
- Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm Mjedisor, Instituti i Gjelbër Shkup, në partneritet me Shoqatën Kombëtare të Pronarëve të Pyjeve Private të Berovës, do të zbatojë projektin “Zero biombeturina: Ndryshime sistematike përmes partneritetit me qytetarët”.
- Shoqata Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi Shkup, në partneritet me Shoqatën Impetus – Qendra për Internet, Zhvillim dhe Qeverisje të Mirë Shkup, do të zbatojë projektin “Hapësirë e sigurt në Internet për fëmijë dhe të rinj”.
- Shoqata e Ekologëve Natyra Strugë, në partneritet me Shoqatën e Njësiteve të Vëzhguesve Mirko Mileski Kërçovë, do të zbatojë projektin “Qytetarët për ajër të pastër”.
- Shoqata për Teknologji Ndihmëse Hapni dritaret Shkup, në partneritet me Shoqatën për Aftësi të Kufizuara dhe Drejtësi ZETA, do të zbatojë projektin “Avokim për përfshirje digjitale”.
- Shoqata për Hulumtime dhe Analiza Juridike Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike Shkup, në partneritet me Shoqatën Maqedonase të Avokatëve të Rinj, do të zbatojë projektin “Mentorimi në gjyqësor dhe angazhimi i të rinjve për barazi gjinore”.
Përfituesit e rinj të granteve do të veprojnë në gjashtë sektorë të ndryshëm: promovimi i transformimit digjital, mjedisi mundësues për zhvillimin e OQ, lufta kundër korrupsionit dhe gazetaria investigative, kohezioni social, barazia gjinore dhe iniciativat e gjelbra. Veprimet do të zbatohen gjatë një periudhe prej 10 deri në 12 muajsh.
Organizatat e përzgjedhura janë nga rajonet e Shkupit, verilindjes, Pollogut, lindjes, Pellagonisë, juglindjes dhe jugperëndimit të Maqedonisë dhe do të veprojnë në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar.
Mbështetja e plotë e Civika mobilitas për këto grante partneriteti është afërsisht 32,600,000 denarë.








