Alb

U ndanë katër grante të vogla veprimi për organizatat qytetare

Komisioni për zgjedhje të granteve i vlerësoi konceptet të cilat organizatat i dorëzuan në thirrjen për grante të vogla veprimi të Civika mobilitas (CM-MAK-02) në periudhën prej 1 tetori deri më 30 dhjetor 2021.

U dorëzuan 59 aplikime, prej të cilave katër organizata janë përfitues të grantit të vogël, dhe atë:

  • Shoqata ndër komunale për personat me invaliditet trupor të komunave Veles, Gradsko dhe Çashkë MOBILITET Veles me projektin “Bëje vetë për fëmijën tënde (Doracak për përpunimin e materialeve didaktike nga materialet e mbetjeve);
  • Shoqata e qytetarëve Çejnxhmejkërs Gjevgjeli me projektin “Organizimi i veprimit të qëndrueshëm me mbeturinat në territorin e Komunës së Gjevgjelisë“;
  • Shoqata për turizëm dhe hoteleriKrushevë me projektin “Fuqizimi i bashkëpunimit mes sektorit turistik dhe ndërmarrjeve lokale publike”;
  • Qendra prima Shkupshoqata për zhvillim kreativ me projektin “Godina e zjarrfikësit dhe komuna”;

Përfituesit e rinj do të veprojnë në sektorët e shëndetësisë dhe të mbrojtjes shëndetësore, personat me aftësi të kufizuara, shoqërinë civile dhe zhvillimin e mjedisit dhe burimet natyrore. Veprimet do të zbatohen në një periudhë prej dy deri në shtatë muaj e gjysmë.

Organizatat e përzgjedhura janë nga rajoni i Shkupit, Vardarit, juglindjes dhe Pellagonisë në R. Maqedonisë të Veriut dhe do të operojnë në nivel lokal dhe rajonal.

Mbështetja totale e Civica Mobilitas për këto grante të vogla veprimi është 1.313.000 denarë.

alb

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…