AKTSISKI GRANTOVI TSM AKT
|

THIRRJE PËR GRANTE INSTITUCIONALE CM-INS-05

Mund tё aplikojnё:

  • Organizata tё shoqёrisё civile tё cilat janё tё regjistruara nё pajtueshmëri me Ligjin pёr shoqata dhe fondacione (viti 2010, Gazeta zyrtare 52/10);

Grantet institucionale synojnë të mbështesin zhvillimin institucional (ZhI) dhe forcimin organizativ (FO) të organizatave individuale të shoqërisë civile. Civika mobilitas pret që grantistët institucional të zënë pozicione drejtuese në shoqërinë civile në vend, të jenë proaktiv, të ndërmarrin dhe udhëheqin me iniciativat për bashkëpunim dhe bashkim të organizatave të tjera të shoqërisë civile.

Në propozimet për grante institucionale, aplikuesit duhet të demonstrojnë aftësinë për të implementuar më të përshtatshëm me proceset e ZhI/FO që t’i tejkalojnë sfidat e tyre institucionale dhe organizative dhe të përmirësojnë performancën e tyre që (përmes programeve të tyre) të kontribojnë drejt realizimit të qëllimeve dhe rezultateve të Civika mobilitas dhe iniciativave të tjera për zhvillimin e shoqërisë civile në vend.

Qëllimi i përgjithshëm – Ndryshimet shoqërore në Maqedonine e Veriut drejtohen nga një sektor i fuqishëm civil, qytetarë aktiv dhe bashkëpunim të mirë me autoritetet, nga buron qeverisje më transparente, llogaridhënie dhe qeverisje shoqëroro-inkluzive në nivel kombëtar dhe lokal;

Rezultati 1 – Mjedisi I shoqërisë civile: Mjedisi për zhvillim të shoqërisë civile është I përmirësuar permes krijimit të mekanizmave për bashkëpunim më të mirë ndërmjet autoriteteve dhe organizatave të shoqërisë civile përmes rritjes së financimit shtetëror për shoqërinë civile.

Rezultati 2 – Angazhimi qytetar: Organizatat e shoqërisë civile krijojnë konstituentë të fuqishëm dhe me këtë mundësohet angazhim aktiv i qytetarëve në iniciativa qytetare, përfshirë dhe vullnetarizmin;

Rezultati 3 – Bashkëpunim: Bashkëpunim ndërmjet organizatave të shoqërisë civile është I përmirsuar dhe çon në aleanca të shoqërisë civile;

Rezultati 4 – Pjesëmarrja qytetare: Organizatat e shoqërisë civile marrin pjesë aktivisht në proceset për krijim dhe vendimarrje që rezulton me politika dhe praktika të përmirësuara

Thirrja pёrmban

Shtojcat e nevojshme për aplikim janë:

Shtojca 2. Dëshmi mbi statusin ligjor të aplikuesit (gjendja aktuale e lëshuar nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më të vjetër se gjashtë muaj

Grantet institucionale në këtë thirrje do të sigurohen në kohëzgjatje prej 2 vite (24 muaj).

Madhёsia e grantit tё kёrkuar duhet tё jetё ndërmjet 3.000.000 dhe 4.000.000 denarë.

Shuma totale e kёsaj thirrjeje ёshtё 60.000.000 denarë, me çka pritet tё ndahen 15 grante.

Organizatat mund tё aplikojnё vetёm njё herё pёr kёtё thirrje.

Afati pёrfundimtar pёr aplikim ёshtё 1 qershor 2020, deri nё ora 16.00, kur duhet tё pranohen tё gjitha paraqitjet, pёrfshirё ato tё dorёzuara personalisht, shёrbim postal ose nёpërmjet postёs.

Aplikimet dёrgohen nё adresёn:

Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS)
Për programin Civika mobilitas
Nikolla Parapunov, nr. 41а
Fahu postar 55, 1060 Shkup

Civika mobilitas nuk do t’i pranojё aplikimet e dorёzuara nё formё elektronike.

PYETJE DHE PËRGJIGJE

Të interesuarit mund t’I dërgojnë pyetjet e tyre në formë elektronike në: helpdesk@civicamobilitas.mk deri më 16 maj 2020 dhe duhet në subjektin e porosisë të shënojnë numrin referues te thirrjes (CM-INS-05).

SESIONE INFORMATIVE

Civika mobilitas për këtë thirrje do të organizojë një sesion informativ online, më 12 maj 2020 (e martë) në ora 14:00. Ju lutemi, ndiqni rregullisht web faqen e Civika mobilitas për t’u informuar në lidhje me mënyrën e pjesëmarrjes ose ndryshimit eventual të terminit për sesionin informative.

KORNIZA KOHORE PRELIMINARE

Hapja e thirrjes për propozime 4.05.2020
Sesion/e informative 12.05.2020, ora 14.00
Afati për dorëzim të propozimeve 01.06.2020, ora 16.00
Vendim nga Komisioni për zgjedhje të granteve Deri në fund të qershorit 2020
Lajmërim për grantet e aprovuara dhe propozimet e refuzuara Fillim i korrikut 2020
Negociata dhe nënshkrimi i kontratave 01.-20.07. 2020

Ju lutemi konsideroni se kjo kornizë kohore mund të ndryshojë. Civika mobilitas mund t’a azhurojë kornizën kohore në çdo kohë. Për këtë arsye, I inkurajojmë aplikuesit që rregullisht ta kontrollojnë këtë web-faqe.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…