20190503 Povik INS 04 (3)

Thirrje për dhënie të granteve institucionale CM-INS-04

Organizatat e shoqёrisё civile mund tё paraqiten nё thirrjen pёr grante institucionale tё Civika mobilitas deri nё 3 qershor 2019, ora 16.00.

Grantet institucionale synojnë të mbështesin zhvillimin institucional (ZhI) dhe forcimin organizativ (FO) të organizatave individuale të shoqërisë civile. Civika Mobilitas pret që grantistët institucional të zënë pozicione drejtuese në shoqërinë civile në vend, të jenë proaktiv, të ndërmarrin dhe udhëheqin me iniciativat për bashkëpunim dhe bashkim të organizatave të tjera të shoqërisë civile.

Në propozimet për grante institucionale, aplikuesit duhet të demonstrojnë aftësinë për të implementuar më të përshtatshëm me proceset e ZhI/FO që t’i tejkalojnë sfidat e tyre institucionale dhe organizative dhe të përmirësojnë performancën e tyre që (përmes programeve të tyre) të kontribojnë drejt realizimit të qëllimeve dhe rezultateve të Civika Mobilitas dhe iniciativave të tjera për zhvillimin e shoqërisë civile në vend.

Grantet institucionale në këtë thirrje do të sigurohen në kohëzgjatje prej më së shumti 3 vite (36 muaj), ndërsa madhёsia e grantit tё kёrkuar duhet tё jetё ndërmjet 3.000.000 dhe 4.500.000 denarë. Pritet që në kuadër të kësaj thirrjeje të ndahen 15 grante.

Të interesuarit mund t’I dërgojnë pyetjet e tyre në formë elektronike në: helpdesk@civicamobilitas.mk deri më 20 maj 2019.

Civika mobilitas do të organizojë një sesion informativ në 10 maj, në Shkup.

Për informata më të detajuara rreth kësaj, si dhe tjera sesione informative, ndiqeni web-faqen e Civika mobilitas.

Shpalljen e plotë mund ta merrni në: https://civicamobilitas.mk/sq/thirrje/thirrje-per-dhenie-te-granteve-institucionale-cm-ins-04/

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…