SHOQATA PËR MBROJTJEN E KAFSHËVE DHE AMBIENTIT JETËSOR “SHEPASTI ENTUZIJASTI” SHKUP
Buxheti: 50.000 denarë
Periudha e zbatimit: 22.04.2020 – 22.06.2020
Konstituentët
Të pastrehët dhe familjet e rrezikuara sociale dhe kafshët endacake
Rreth projektit të mbështetur nga Civika mobilitas
Ndihmë të pastrehëve dhe të rrezikuara të afektuar nga Covid-19
Pse është i nevojshëm aksioni
Ndihmë qenieve të rrezikuara nga situata e përgjithshme me pandeminë COVID-19. E përdorim fjalën qenie, duke e theksuar rëndësinë e çdo qenie të gjallë, si dhe kujdesin e domosdoshëm që duhet të ekzistojë te secili prej nesh si individë, e pastaj edhe shi shoqëri.
OBJEKTIVAT DHE REZULTATET
Objektivi i përgjithshëm: Zbutjae pasojave në pandemi, me fokus të ndihmës së grupeve të rrezikuara nga kjo popullatë – të pastrehët dhe personat e rrezikuar, dhe kafshët endacake
Objektivat specifike:
- Sigurimi i ndihmës humanitare për të pastrehët dhe familjet sociale të rrezikuara me ushqim, rroba, produkte higjienike dhe tip i ndryshëm i mjeteve me thirrje publike për donacione nga njerëzit (motivimi i shfrytëzimit në vend të krijimit të mbeturinave) dhe blerja e asaj që mungon;
- Sigurimi i gypave për të ushqyer në më shumë komuna të mëdha për kafshët endacake. Përpunimi dhe montazhi i gypave për të ushqyer. Të njëjtat do të vendosen në më shumë komuna ku qarkullojnë kafshët endacake, si për shembull: Komuna e Karposhit, Qendër, Aerodrom, Lisiçe e Re, Cërniçe, Kisella Vodë.
Rezultatet
- Ndihma humanitare e siguruar për më të rrezikuarit në nivel lokal përmes sigurimit të mjeteve më të nevojshme;
- Koordinimi i përmirësuar mes OQ për aktivitetet efektive humanitare dhe vullnetare;
- Opinioni i informuar, si dhe grupet qëllimore specifike për masat dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore në gjendje të jashtëzakonshme përmes online fushatës dhe videove të shkurta
Aktivitetet
- Furnizimi dhe distribuimi i ndihmës humanitare dhe sanitare për grupet e rrezikuara sociale dhe të margjinalizuara;
- Furnizimi, përpunimi dhe montazhi i gypave për të ushqyer dhe vendosja nëpër komuna për ndihmë kafshëve endacake;
- Edukim online përmes fushatës dhe videos për masat për kujdes, këshilla për aktivitete në vetë izolim dhe përmirësimi i gjendjes psikologjike.