20180528 NF sobranie

SEKTORI CIVIL KA KAPACITET TË KONTRIBUOJË PËR LIGJE MË CILËSORE

Bashkëpunimi i rregullt dhe intensiv, procedura më të thjeshta për iniciativat qytetare, lista të azhurnuara për komunikim me organizatat qytetare, informim më i madh dhe takime më të shpeshta të rregullta me organizatat qytetare ishin përfundimet kryesore nga Forumi i sotëm kombëtar i Civika mobilitas “Bashkëpunimi mes Parlamentit dhe organizatave qytetare”.

Mbi 120 deputetë dhe përfaqësues të organizatave qytetare morën pjesë gjatë diskutimit ku u reflektuan përvojat e deritanishme nga bashkëpunimi, ndërsa u vendosën edhe perspektivat e ardhshme.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, e hapi evenimentin duke e theksuar avancimin e Parlamentit për të qenë të hapur drejt qytetarëve dhe shoqatave. “Parlamenti, me këtë mandat, tregoi se është i hapur për çdo iniciativë e cila vjen nga sektori civil. Ndoshta kemi nevojë për kanalizim sa më efikas të këtyre propozimeve dhe iniciativave, si dhe zbatimin e tyre”, shtoi ai.

Ambasadorja e Zvicrës, ekselenca e saj Sibil Suter Tejada¸ e përshëndeti zhvillimin që në të kaluarën e ka bërë shoqëria civile dhe u bë aktor i rëndësishëm dhe partner kryesor në reformat qeveritare. “Shpresoj se ky trend pozitiv do të përcillet edhe me masa tjera siç është mbështetja financiare e shoqërisë civile dhe ndarja transparente e fondeve”, tha ajo.

Jovan Mitrevski dhe Nikolla Micevski, koordinatorë të grupit të deputetëve të LSDM dhe VMRO-DPMNE, e shprehën perspektivën e tyre të bashkëpunimit dhe pritjet se organizatat qytetare do të jenë edhe më shumë të inkuadruara në reformat të cilat do të vijojnë, si pjesë e procesit të aderimit drejt BE-së. Ata u pajtuan se mekanizmat për bashkëpunim nuk janë shfrytëzuar tërësisht, ndërsa po përgatiten ndryshimet të cilat do të hapin hapësirë më të madhe për pjesëmarrje.

 

Deputetet Sllagjana Mitevska, Ivana Tufegxhiq, Julijana Nikollova dhe Shpresa Hadri i theksuan shembujt e bashkëpunimit me organizatat qytetare. Mes tyre si më të theksuara u përmendën ratifikimi i Konventës së Stambollit, Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë, Ligji për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, Ligji për pengimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave, si dhe procedura për zgjedhje të anëtarëve të ri të KSHPK. Për ata, me rëndësi të veçantë janë trajnimet, punëtoritë, vizitat studimore dhe evenimentet e ngjashme të cilat u ndihmojnë të njoftohen më mirë me problemet e qytetarëve dhe të veprojnë në mënyrë adekuate.

Vlora Reçica nga IDSCS, Irena Cvetkoviq nga Koalicioni “Margjinat” dhe Sreten Kocevski nga IRZ Tetovë, e prezantuan luftën e sektorit civil që të dëgjohen nga ana e pushtetit ligjdhënës. Ata i ndanë përvojat e tyre gjatë përpilimit të Dokumentit Bluprint për reformat urgjente, Ligji për vetëqeverisjen lokale dhe për themelimin e grupit ndërpartiak parlamentar për LGBTI. Krahas sukseseve, u përmendën edhe pengesat të cilat dalin para shoqatave dhe e vështirësojnë bashkëpunimin dhe komunikimin me këtë institucion.

Gjatë diskutimit, pikërisht komunikimi ishte theksuar si pikë kyçe për avancim dhe u kërkua që i njëjti të institucionalizohet. Përveç kësaj, u vërtetua se ka nevojë për vendosjen e praktikës së rregullt për inkuadrimin e shoqatave në punën e komisioneve parlamentare.

Takimi i këtillë u dëshmua si format i mirë për ballafaqim dhe diskutim mes dy palëve, pas çka Xhaferi porositi se mund të shndërrohet në praktikë të rregullt dhe të organizohet së paku një herë në vjet.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…