Viber image 2022 01 26 12 00 47

Qytetarët për ndryshim nr.11: Këmbëngulës në ndryshimet edhe për 365 ditët a ardhshme

Civica Mobilitas e publikoi numrin e njëmbëdhjetë të revistës “Qytetarët për ndryshim”, i cili në fokus e ka pjesëmarrjen qytetare. Në këtë botim përmes njëzet e dy histori folëm për aksionet, iniciativat, projektet e suksesshme të sektorit civil në tremujorin e fundit të vitit 2021.

Pikërisht në fund të vitit arriti lajmi i cili shënoi një tjetër sukses të organizatave qytetare dhe i referohet varfërisë menstruale në vendin tonë. Këshilltarët e Qytetit të Shkupit, duke e pranuar amendamentin, ndanë në buxhetin për vitin 2022, 2 milionë denarë për produkte menstruale falas për nxënësit e shkollave të mesme nga shkollat ​​nën kompetenca të qytetit. Kjo vjen pas publikimit të studimit “Drejtësia menstruale: Vlerësimi i varfërisë menstruale dhe rekomandimet për avancimin e politikave” përgatitur nga Tiiiiit! Ink dhe Reaktor – hulumtim në veprim.

Shkruam edhe për kolegët nga Koalicioni Rual të cilët krijuan treg virtual për prodhimet bujqësore,  “Tezga jonë”, që t’u ndihmojnë grave nga mjediset rurale ta kapin hapin me kohën e re digjitale. Përmes eventit të Platformës të organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit e shënuam Ditën ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit. Theks i vumë edhe Ditës ndërkombëtare të drejtave të njeriut përmes fushatës kundër dhunës me bazë gjinore #aËshtëkjoSHENJË të zbatuar nga Asociacioni rom për gratë dhe të rinjtë “Luludi”.

Lexoni për Doracakun për prindërit për shkrim leximin mediatik të përgatitur nga Instituti për hulumtime të zhvillimit shoqëror – RESIS ose shikoni filmin dokumentar “Gratë e nënpërfaqësuara në zgjedhjet lokale përmes të cilit Qendra për gazetari hulumtuese – SKUP Maqedoni arriti ta “paketojë” maço mentalitetin e zgjedhjeve lokale 2021 përmes kandidaturave për kryetarë komunash.

Numrin më të ri të revistës mund ta lexoni në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.

“Qytetarët për ndryshim” është revistë për shoqërinë civile dhe e shoqërisë civile. Bëhuni pjesë e tij, na dërgoni informacione për aktivitetet dhe rezultatet tuaja.

Shkruani, lexoni dhe shpërndajeni për një sektor më të fortë qytetar.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…