Obuka Pristap zasnovan na chovekovi prava

QASJA E BAZUAR MBI TË DREJTAT E NJERIUT MUND TË MAKSIMIZOJË EFEKTET E PUNËS

Aplikimi i Qasjes së bazuar mbi të drejtat e njeriut (QBDNJ) në punën e organizatave të shoqërisë civile me theks në punën e projekteve, ishte tema e një punëtorie dy-ditore online, të mbajtur më 15 dhe 16 shtator 2021, e cila për Civica mobilitas (CM), u zbatua nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Tridhjetë përfaqësues të grantistëve institucional dhe të veprimit të CM morën njohuri teorike dhe praktike në lidhje me aplikimin e QBDNJ në të gjitha fazat e punës së projektit: analiza e problemeve, hartimi dhe planifikimi i aktiviteteve të projektit, zbatimi i tyre, monitorimi dhe vlerësimi i punës së kryer.

Sipas QBDNJ, fokusi në të gjitha fazat e punës së projektit duhet të jetë në të drejtat e njeriut. “Me njohuritë e marra, organizatat mund të maksimizojnë efektet e punës së tyre, veçanërisht në aspektin e përfshirjes së grupeve të ndryshme të margjinalizuara dhe të cenueshme, gjë që është e vështirë të arrihet nëse përdoret qasja klasike,” tha Darko Avramovski nga Të gjithë për gjykim të drejtë. Nga Koalicioni shtuan se trajnimi u mundësoi pjesëmarrësve të mësojnë se si të identifikojnë personat, të drejtat e të cilëve preken nga një situatë e veçantë, dhe kështu të identifikojnë të gjitha shërbimet përkatëse që kanë një detyrim formal ose joformal për të përmbushur këto të drejta.

Pjesëmarrësit në grupe diskutuan dhe zbuluan zbatimin dhe/ose shkeljen e të drejtave të njeriut në sektorë të ndryshëm dhe u pajtuan që aplikimi i QBDNJ duhet të përdoret në mënyrë aktive. “Pas këtij trajnimi, gjëja e parë që do të bëj në organizatën tonë është të flas me shërbimin ligjor. Unë do t’i kërkoj të gjithë atyre që marrin pjesë në shkrimin dhe zbatimin e projekteve që të njihen me këtë qasje, në mënyrë që të fillojmë ta zbatojmë me sukses në punën e përgjithshme”, thotë Blagorodna Koceva, nga organizata HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme Shkup.

Është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje ngritjes së kapaciteteve të bartësve të të drejtave, por edhe bartësve të detyrimeve, aktivitete në të cilat organizatat qytetare mund të kontribuojnë drejtpërdrejt, ishte përfundimi nga punëtoria.

Punëtoria “Qasja e bazuar mbi të drejtat e njeriut” u realizua nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, përfitues institucional i Civica mobilitas, mbi parimin e “peer to peer learning”. d.m.th. të mësuarit përmes ndarjes. Kjo është pjesë e Programit për të mësuar të Civica mobilitas.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…