Punëtori për marketing social

Shfrytëzimi i marketingut social për qëllimet e organizatave qytetare ishte ideja kryesore e punëtorisë që u organizua më 20 prill 2017. Në këtë punëtori morën pjesë 19 përfaqësues të grantistëve të Civika mobilitas, ndërsa e udhëhoqi Sajmon Forester, ekspert ndërkombëtar i programit.

“Me marketingun social duhet t’i detyroni njerëzit të bëjnë ndryshime në shoqëri. Nëse dëshironi që fushata juaj t’i detyrojë njerëzit ose institucionet të bëjnë diçka në sjelljen e tyre të deritanishme, ata duhet të besojnë në vizionin tuaj, ashtu siç ju besoni në atë, “ – tha ai.

Pjesëmarrësit u njoftuan me konceptin e marketingut social dhe ndryshimin e tij në Maqedoni, i ndanë përvojat e tyre, por kishin mundësi të dëgjojnë edhe për përvojat e huaja. Ata theksuan se vështirësia më e madhe me të cilin sektori civil ballafaqohet është arritja deri te të dhënat për grupin qëllimor, ndaj të cilit më tutje do t’i orientonte aktivitetet e veta.

Programi i punëtorisë pati edhe pjesë praktike, e cila kishte të bëjë me zhvillimin e propozim planit për marketing social dhe vërtetimi i aktiviteteve të ardhshme për secilën nga organizatat.

“Këtë që e mësova sigurisht do ta aplikojmë në procesin e ardhshëm të rekrutimit të anëtarëve të ri, promovimi i ngjarjeve, themelimi i bashkëpunimit të ri, ndërsa do të shërbejë edhe gjatë mbindërtimit të kapacitetit të brendshëm”, deklaroi Stefani Spirovska nga Forumi Rinor Arsimor.

U zhvilluan planet për zhvillim të qendrave rinore që do të shërbejë për unifikimin e të rinjve, të cilët janë pjesëtarë të bashkësive të ndryshme etnike; për edukimin e punëtorëve shëndetësor për punë me grupet e margjinalizuara si të sëmurët prej HIV dhe trans seksualët; për zhvillimin e profesionistëve të ri me mendim kritik etj.

Pjesëmarrësit e vlerësuan përmbajtjen e punëtorisë si shumë të dobishme dhe u pajtuan se hapi i ardhshëm është zhvillimi i planit për marketing social dhe përdorimi i tij në projektet e ardhshme.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…