VIK

PËR HERË TË PARË PAS GJASHTË VITEVE MJEDIS I PËRMIRËSUAR MUNDËSUES PËR SHOQËRINË CIVILE

Në forumin e djeshëm tematik (09.07.2019г.) të Civika mobilitas kushtuar ambientit mundësues për organizatat qytetare, mbi 80 përfaqësues të organizatave qytetare diskutuan për mjedisin mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile për vitin 2018.

Forumin e hapi ambasadorja e Zvicrës E.S. Sibil Suter Tejada. “Fakti që Zvicra e vazhdoi mbështetjen e shoqërisë civile flet për përkushtimin tonë që të krijojmë mjedis stabil mundësues për shoqërinë civile, por edhe më shumë për rëndësinë që Qeveria dhe institucionet tjera të punojnë në këtë drejtim”, tha ajo.

Mjedisi ku vepronte shoqëria civile gjatë vitit 2018, ishte dukshëm e avancuar për organizatat qytetare. Gjetjet pozitive janë të rëndësishme, veçanërisht duke pasur parasysh se pas gjashtë cikleve të vëzhgimit të mjedisit mundësues, për herë të parë u regjistruan arritjet e shumta në drejtim të mbështetjes dhe zhvillimit të sektorit civil”, tha Simona Ognenovska, një nga autoret e raportit për mjedisin mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile për vitin 2018.

U theksua se liritë e shoqërimit, tubimi dhe të shprehurit ishin të garantuara me ligj dhe kryesisht të respektuara dhe të siguruara në praktikë, ndërsa më e rëndësishme ishte mbyllja e inspektimeve të cilat filluan mbi 22 organizata në fund të vitit 2016.

Korniza financiare për qëndrueshmërinë e shoqërisë civile ishte pjesërisht e avancuar, ndërsa ndryshimet kyçe ndodhën në Ligjin për tatimin mbi fitimin, ku për herë të parë pas përpjekjeve shumëvjeçare të organizatave qytetare, ato u hoqën si subjekte në Ligj.

Në fushën e tretë, raporti mes Qeverisë dhe organizatave qytetare, avancimi i gjendjes është më i theksuar dhe i njëjti reflektohet përmes vendosjes dhe funksionimit efikas të Këshillit për bashkëpunim me organizatat qytetare dhe miratimi i dokumentit të tretë strategjik Strategjia e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil 2018 – 2020.

Gjatë panelit, Gordana Galiq-Dimitrovska, sekretare shtetërore në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë foli për inkuadrimin e organizatave qytetare në krijimin e politikave dhe i prezantoi rezultatet nga Raporti i parë vjetor për vlerësim të konsultimeve në vitin 2018.

Përveç kësaj, Biljana Spasovska, nga Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) i ndau përvojat regjionale lidhur me hapësirat e zvogëluara (shrinking spaces) me të cilat ballafaqohen organizatat qytetare në Ballkan. Mes tjerash, ajo përmendi se udhëhiqet fushatë e zezë kundër shoqatave, aktivistëve dhe gazetarëve hulumtues, derisa shoqëria civile bëhet më e fuqishme dhe vepron si baraspeshe në këtë situatë.

Një pjesë e rekomandimeve të cilat u theksuan kanë të bëjnë me ndryshimet e nevojshme në Kodin penal, me të cilin përfaqësuesit e shoqatave dhe fondacioneve trajtohen si persona zyrtar; vendosja e Ligjit aktual për lobim jashtë fuqisës; si dhe thjeshtëzimi i procedurave gjatë regjistrimit të projekteve të liruar nga TVSH-ja. Lidhur me pritjet për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare nga shteti, nevojitet të themelohet fond për zhvillimin e shoqërisë civile, të sigurohet ko-financim për projekte të mbështetura nga donatorët e huaj, pastaj nevojitet që nga praktika e financimit njëvjeçar të kalohet drejt mbështetjes shumëvjeçare organizative dhe të projekteve; të rritet transparenca, efikasiteti dhe llogaridhënia gjatë procedurës së distribumit të mjeteve, por edhe gjatë shpenzimit të njëjtave nga ana e organizatave.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…