“Në sektorin shtetëror shkohet me çizme gome në këmbë”

“Ana pozitive nga kalimi nga sektori civil në institucion shtetëror është se hapet hapësirë për inkuadrimin e njerëzve të ri dhe ideve të freskëta. Ana negative nga kjo transfertë është ajo se sektori civil dobësohet, pasi që ai duhet të jetë kritikë i pushtetit”, tha Branimir Jovanoviq në forumin tematik të Civika mobilitas “Bashkëpunimi mes Qeverisë së re dhe sektorit civil në Maqedoni”, i cili u mbajt sot (26.10.2017) në hotelin Metropol, në Ohër.

Krahas Jovanoviq, në këtë Forum folën edhe Sanella Shkrijel dhe Trajan Dimkovski, aktivistë të deritanishëm qytetar, tani të angazhuar në Qeverinë e RM. Ata, bashkë me përfaqësuesit e organizatave qytetare zhvilluan diskutim të gjerë për fenomenin e përfshirjes së rritur të aktivistëve qytetar në institucionet shtetërore, potencialet që dalin nga transferimet e këtilla, si dhe mundësitë për tejkalimin e sfidave të reja.

Këtë e konsideroj si angazhim të përkohshëm, me këtë do të kontribuojë për disa reforma të cilat besoj se duhet të bëhen”, tha Sanela Shkrijel, shefe e kabinetit të ministres të Punës dhe Politikës Sociale. Ajo theksoi se beson në rritjen e partneritetit mes sektorit civil dhe shtetëror dhe në vendimin e saj që të jetë pjesë e ndryshimit të cilin dëshiron ta arrije.

Trajan Dimkovski, shef i kabinetit të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, thotë se ai nuk e ka zgjedhur politikën, por ajo e ka zgjedhur atë. Megjithatë, kur e ka pranuar këtë pozitë nuk ka qenë i vetëdijshëm se do të ballafaqohet me burokraci të tillë, e cila është vështirë të lëvizë. “Nuk kam besim se shpejt kjo do të ndryshojë. Disa herë më kanë thënë se këtu ecet me çizme gome në këmbë”.

Branimir Jovanoviq, këshilltar në kabinetin e ministrit të Financave, e ndau përvojën e tij fillestare në Ministrinë e Financave. “Prisja se do të kem më shumë rezistencë nga njerëzit të cilët tashmë punonin atje. Mendoja se hyj në arenë me luana dhe bisha, të cilët do të na shpartallojnë dhe vazhdimisht do të na vendosin pengesa. Ishte mbi realen bashkëpunimi i tyre. Akoma nuk jam i sigurt nëse njerëzit kanë qenë nën presion aq të madh dhe mezi kanë pritur që të ndryshojnë gjërat në ministri, ose vetëm aktrojnë dhe dëshirojnë ta ruajnë pozitën dhe fuqinë e vet”, shtoi ai.

Përfaqësuesit e organizatave qytetare në diskutim i inkurajuan ish aktivistët qytetar dhe u rekomanduan që t’i respektojnë vendimet e tyre dhe te ata të shohin aleatë, të cilët do të luftojnë për sektorin civil. Por, po ashtu, u premtuan se në mënyrë të ashpër do t’i kritikojnë vendimet e tyre nëse i humbin vlerat e tyre të tashme.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…