Slika 1 Storija Prolokal
|

Ndryshimet janë të dukshme kur sistemi ndryshon nga brenda

Numri i të rinjve në vend u ul me 6% ndërmjet dy regjistrimeve të popullsisë (2002 dhe 2021). Ose në shifra absolute, përafërsisht 77.000 të rinj janë larguar nga Maqedonia në këto 19 vite. Ose edhe më plastike, gati një Manastir, shkoi të jetojë gjetkë, në vende të tjera. Problemi vazhdon prej kohësh dhe nevoja për të ndërmarrë hapa konkretë çdo ditë është edhe më e madhe. Për këtë nuk mjafton të reagojnë vetëm autoritetet, qofshin ato kombëtare apo lokale, kjo kërkon një përgjigje nga e gjithë shoqëria.

Të nxitur nga këto nevoja, nëntë komuna nga rajoni i Pellagonisë dhe nëntë organizata të shoqërisë civile të udhëhequra nga shoqata ProLokal nga Manastiri u bashkuan. Ata bashkuan forcat për të kapur “trenin e fundit” dhe tentuan ta pakësojnë apo edhe ta ndalojnë emigracionin e të rinjve nga rajoni i tyre.

Filluan me arsyet e emigrimit. Ata realizuan një anketë me 500 të rinj dhe më shumë se 170 të rinjve u lejuan të angazhoheshin në hartimin e zonave në të cilat donin të bënin përmirësime. ProLokal dhe partnerët krijuan Platformën e parë rajonale për të rinjtë. Është një mekanizëm inovativ për identifikimin dhe adresimin e nevojave të të rinjve. Puna e Platformës bazohet në bashkimin e burimeve komunale dhe atyre të organizatave të shoqërisë civile. Qeveria zvicerane nëpërmjet Civica mobilitas e mbështeti këtë iniciativë.

Pothuajse një vit pasi të gjithë palët e interesuara u bashkuan, ne mund të dëshmojmë se gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Bazuar në kontributin e të rinjve dhe përdorimin e burimeve të tjera relevante të informacionit, u përgatitën analiza sektoriale tre fusha të hartuara: zhvillimi ekonomik lokal, mjedisi, shëndetësia dhe mbrojtja nga zjarri. Ato u prezantuan në shkurt gjatë takimit të tretë të Platformës rajonale për të rinjtë në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir. Nëntë kryetarë komunash dhe nëntë organizata qytetare (OQ) diskutuan dhe votuan për to. “Për ne që merremi me politikë është e qartë se të rinjtë kanë një mosbesim të fortë ndaj institucioneve dhe për ta është pothuajse e paprekshme teza se sistemi po ndryshon nga brenda, prandaj më pak se 18 për qind e të rinjve janë të përfshirë në vendimmarrje në nivel lokal. Duam ta rrisim këtë përqindje, të krijojmë së bashku mundësi atraktive dhe të aksesueshme për përmirësimin e kushteve të rinisë, duke filluar nga arsimi modern, infrastruktura kulturore, transporti publik për të qenë të sigurt dhe të përgjegjshëm ndaj lëvizjes së të rinjve”, tha Toni Konjanovski, kryetar i Komunës së Manastirit. Angazhimin për përmirësimin e situatës e demonstruan edhe rreth 80 pjesëmarrës në aktivitet, të cilët i dëgjuan me vëmendje zgjidhjet dhe rekomandimet për të tri fushat.

Organizatat e shoqërisë civile, si avokatë të të rinjve, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të zbatojnë politika rinore të përshtatura për nevojat e të rinjve. “Një sondazh tregoi se shëndeti mendor është problemi numër një në rajon, në zonat rurale dhe në qytete. Të rinjtë, në më shumë se një duzinë masash të propozuara, propozojnë krijimin e një Qendre këshilluese ndër-komunale on-line për shëndetin mendor”, thotë Emilija Gerovska, kryetare e ProLokal.  Aleksandar Lemanovski nga grupi sektorial nga Komuna e Resnjës theksoi se shëndeti mendor është problem i rëndësishëm tek të rinjtë dhe se shërbimet (pedagogjiko-psikologjike në shkolla) do të ishin të dobishme për t’u fokusuar në mbështetjen e nxënësve, dhe për të punuar me prindërit në edukimin e tyre për të siguruar që të rinjtë të kenë mbështetje të plotë. Ky propozim do të zbatohet përmes Platformës Rajonale Rinore.

Platforma lejon të nëntë komunat të marrin pjesë me fondet e tyre në punësimin e të paktën 3 psikologëve të licencuar, të cilët do të jenë të disponueshëm me turne për komunikim on-line dhe mbështetje të të rinjve 24/7. Komunat pajtohen që të ndajnë fonde nga buxheti për këtë qëllim dhe t’i vënë ato në dispozicion të Platformës. Platforma zbaton procedurën e punësimit të psikologëve. Organizatat e shoqërisë civile e popullarizojnë Qendrën ndër-komunale të këshillimit të shëndetit mendor on-line. Pas një viti, organizata nga e cila e ka origjinën kjo ide e vlerëson funksionimin e saj, sa është shfrytëzuar qendra e këshillimit, cili është reagimi i përdoruesve dhe cili është reagimi nga komunat. Mbi këtë parim, komunat pajtohen që ti zbatojnë rekomandimet nga analizat sektoriale. Në këtë mënyrë, të rinjtë marrin pjesë në politikë bërje, forcojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe avokuese përpara pushtetit vendor dhe së bashku i zgjidhin problemet që i prekin drejtpërdrejt.

Kryetarët e komunave të Krushevës, Tome Hristovski dhe Prilepit, Borçe Jovçeski , u përqendruan në kompetencat komunale për disa nga temat e cekura dhe kërkuan koordinim më të madh me autoritetet nacionale. Kryetari Konjanovski u bëri thirrje të rinjve për të bërë presion më të madh ndaj institucioneve për të vepruar në zbatimin e politikave rinore.

Ka edhe propozime për veprim të përbashkët nga autoritetet vendore dhe organizatat e shoqërisë civile përmes Platformës në fushën e mjedisit. Kjo përfshin tre pilot projekte: një, për menaxhimin e mbetjeve në shkolla; një tjetër që do të zbatohej në partneritet me institucionet arsimore dhe komunitetin e biznesit duke aplikuar një ekonomi qarkore dhe e treta, që përfshin krijimin e fushatave edukative në terren dhe zbatimin e eko-aksioneve. Për Marija Evtimovska nga EKO Guerilla Prespa, të gjitha këto masa janë të aplikueshme dhe praktikohen në Komunën e Resnjës. Edhe të rinjtë nga Krusheva konfirmuan se masat e propozuara do të kenë efekt edukues për të rinjtë në aplikimin e përzgjedhjes dhe riciklimit të duhur të mbeturinave.

Të rinjtë duhet të luajnë një rol kyç në formësimin e së ardhmes së tyre. Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim demokracinë dhe t’u mundësojmë atyre të jenë pjesëmarrës aktivë në proceset vendimmarrëse,” tha ambasadorja zvicerane Veronik Ulman, e cila e ndoqi debatin mes të rinjve dhe autoriteteve lokale. Ajo theksoi se Zvicra do të vazhdojë të mbështesë këtë proces përmes programeve të zhvillimit dhe përfshirjes së të rinjve.

Platforma është dëshmi se të rinjtë jo vetëm që po kërkojnë, por edhe po veprojnë në mënyrë aktive për të sjellë ndryshim në komunitet. Falë qasjes së tyre të hapur, duke ndarë problemet reale, mund të zgjidhet një nga problemet kryesore – reduktimi i emigrimit të të rinjve nga vendi. Ky takim i inkurajoi të rinjtë nga Pellagonia sepse morën mbështetje unanime për të gjitha propozimet, të cilat do të pasohen me hapa konkretë.  Ne besojmë se kjo është mënyra se si mund të inkurajojmë brezin e ri që të përfshihet më shumë në proceset shoqërore, veçanërisht ato që i prekin drejtpërdrejt.

Продолжи со читање