Magazin

Mjedisi mundësues në fokus të numrit të ri të “qytetarët për ndryshim”

Civica Mobilitas e publikoi numrin e dymbëdhjetë të revistës “Qytetarët për ndryshim”, i cili fokusohetmjedisin mundësues. Në këtë numër, përmes shtatëmbëdhjetë rrëfimeve, tregojmë për veprimet, iniciativat, projektet e suksesshme të sektorit civil në tremujorin e parë të vitit 2022.

Sektori i shoqërisë civile mori dokumentin e katërt strategjik, Strategjinë për bashkëpunim me dhe zhvillimin e shoqërisë civile, për periudhën 2022 – 2024. Ata që i ndjekin më nga afër këto procese dhe përfshihen në to thonë se ndryshe nga dokumenti i mëparshëm, ky ka një përmirësim në përcaktimin e treguesve të suksesit. Organizatat qytetare kërkuan dhe qeveria pranoi se do të punonte me përkushtim për përmirësimin e sistemit të financimit shtetëror, si një nga synimet strategjike. Për momentin, nuk ka rezultate nga ai premtim. Në temën e financimit, mësoni për eCrowd.mk, platformën e parë për grumbullimin e mjeteve financiare në Maqedoni për organizatat qytetare, e krijuar nga Innohab.

Ne kemi shkruar edhe për kolegët e Finance Think që kanë bërë analizën e Programit të punës së Qeverisë 2020 – 2024 dhe na kanë zbuluar se sa i ka përmbushur premtimet ekonomike Qeveria. Qendra për komunikime qytetare (QKQ) tregoi se në dy vitet e krizës, institucionet shtetërore kanë blerë 142 automjete të reja për të cilat kanë paguar 3,6 milionë euro.

Ne e festuam qëndresën e grave dhe luftën e tyre përmes Marshit për të drejtat e grave me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit, organizuar nga Platforma për barazi gjinore dhe aktivistet për të drejtat e grave. Ne e mbështetëm edhe marshin e parë protestues të prindërve të vetëm organizuar nga “Njëra mund!”

Organizatat qytetare punuan në përmirësimin e pjesëmarrjes të qytetarëve . Të tillë ishin Qendra për mjedis jetësor dhe zhvillim të qëndrueshëm nga Bogdanci i cili punoi në komunikimin më të mirë[ të Komunës së Bogdancit dhe qytetarëve përmes aplikacionit ”Raportojmë” dhe Shoqatës për mbështetje, integrim dhe risocializim LINK të cilët i detektuan, këshilluan dhe udhëzuan personat me rrezik social në komunën e Butelit dhe Çuçer Sandevës.

Numrin më të ri të revistës mund ta lexoni në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.

„Граѓаните за промена“ е списание за граѓанското општество и на граѓанското општество. Бидете дел од него, испратете ни информации за Вашите активности и резултати.

Пишувајте, читајте и споделувајте за посилен граѓански сектор.

magazin

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…