20190510 Info sesija

MBI 20 PYETJE TË PËRGJIGJURA GJATË SESIONIT INFORMATIV PËR GRANTET INSTITUCIONALE

Mbi 560 përfaqësues të organizatave qytetare e ndoqën sesionin informativ për thirrjen për grantet institucionale të Civika mobilitas, ku 450 e ndoqën on-line. Me këto grante do të mbështeten 15 organizata qytetare në tre vitet e ardhshme. Grantet kanë për qëllim fuqizimin organizativ dhe zhvillimin institucional të shoqatave.

Ekipi i Civika mobilitas hollësisht e sqaroi procedurën për aplikim dhe përmbajtjen e aplikacionit. Pjesëmarrësit patën mundësi t’i sqarojnë dilemat e tyre dhe në vend t’i marrin përgjigjet në pyetjet konkrete lidhur me programin dhe thirrjen. Një pjesë e pyetjeve kishte të bëjë me atë se cili tip i aktiviteteve do të kontribuojë për zhvillimin institucional dhe fuqizimin organizativ; nëse aktivitetet e organizatës jashtë shtetit mund të mbështeten me këtë grant; nëse ka kufizime lidhur me financimin e bruto rrogave të punësuarve; a ka lehtësim tatimor për projektin etj.

Të gjitha pyetjet e parashtruara gjatë sesionit informativ do të përgjigjen dhe do të publikohen në е-platformën e Civika mobilitas.

Thirrja për grantet institucionale është hapur nga data 3 maj 2019. Afati për parashtrimin e aplikacioneve është 3 qershor 2019. Për pyetjet lidhur me thirrjen, organizatat mund ta kontaktojnë zyrën e Civika mobilitas deri më 20 maj 2019 në telefonin 02/3065 381 ose në e-postën: helpdesk@civicamobiltas.com

Aktivitetet e propozuara duhet të zgjatin më së shumti 36 muaj. Vlera e granteve do të jetë mes 3.000.000 dhe 4.500.000 denarë, ndërsa shuma e përgjithshme për thirrjen është 67 milionë denarë.

Programi për mbështetje të shoqërisë civile Civika mobilitas është mbështetur nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, ndërsa e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) dhe FCG nga Suedia.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…