тематски насловна

Informimi i drejt i qytetarëve mund ta ktheje besimin në zbatimin e suksesshëm të regjistrimit

“Organizatat qytetare mund të kontribuojnë në edukimin e popullatës në lidhje me regjistrimin. Ne bëjmë shumë aktivitete për edukim për zgjedhjet dhe nuk shoh diçka të tillë këtu. Ata mund t’i shpjegojnë popullatës pse të gjithë duhet të marrin pjesë. Me më shumë komunikim dhe punë në terren dhe në koordinim me Entin Shtetëror të Statistikës (ESHS), besimi në proces mund të rritet“, tha Aleksandar Krzhallovski, drejtor MCMS në forumin tematik të Civika mobilitas me temën: “Roli i mediave dhe sektorit civil në informimin publik për zbatimin e suksesshëm të regjistrimit 2021.

tematski-civica-krzalovski-1

Për Katerina Sinadinovska, kryetare e Këshillit për etikë në mediat në Maqedoni, rrjedha e informacioneve nga ESHS është shumë e rëndësishme. “Përgjegjësia e mediave, organizatave qytetare dhe institucioneve është e madhe. Sa më shumë lajme të vërteta të transmetuara nga ekspertët, aq më shumë besim do të ketë në proces,” tha ajo.

tematski-civica-katerina-1

Forumi tematik i Civika mobilitas u mbajt më 20 prill 2021 në një format ndryshe, televiziv, përmes “Emisioni 200”Televizionin Alsat-M, nikoqir dhe moderator i të cilit ishte gazetari Nazim Rashidi. Përveç Krzhallovskit dhe Sinadinovskës, në forum foli edhe Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës, ndërsa intervistë të shkurtër kushte edhe Ekselenca e saj Sibil Suter Tehada, Ambasadore e Zvicrës në vend.

Duke folur për rolin e organizatave qytetare dhe mediave në informimin në lidhje me regjistrimin, Ambasadorja Suter Tehada theksoi se ata “mund ta intensifikojnë diskutimin mbi regjistrimin dhe të kontribuojnë që kjo çështje e ndjeshme të kuptohet më mirë nga qytetarët. “Të dhënat e regjistrimit nuk janë të rëndësishme vetëm për institucionet, ato janë të rëndësishme për të gjithë,” tha ajo. Sipas saj, mediat duhet të shpërndajë informacione reale për qytetarët dhe kështu të përmbushin rolin që ata duhet të kenë.

tematski-civica-sibel

I pyetur nëse ai mund të garantonte që deri në shtator, deri kur regjistrimi është shtyrë, do të ndërmerren të gjitha përpjekjet për ta bërë procesin më relevant, drejtori Simovski tha se nëse nuk garantonte, ai nuk do të ishte kreu i këtij institucioni.

“Unë kam qenë në këtë Ent për 30 vjet dhe profesioni im themelor është regjistrimi. Qëllimi që e pranova këtë pozicion është kryerja e një regjistrimi me të vërtetë statistikor në këtë vend”, theksoi ai. Simovski shtoi se qytetarët mund të jenë të qetë sepse manipulimi i numrave me përkatësi etnike nuk mund të ndodhë për shkak të mënyrës së futjes së të dhënave që i regjistrojnë të gjitha ndryshimet.

tematski-civica-apostol

Duke folur për mosbesimin në proces, Simovski ra dakord që politikanët kishin ndikimin maksimal në krijimin e një perceptimi të tillë në publik. Lidhur me rrjedhën aktuale të informacionit në lidhje me regjistrimin, ai tha se ishte i kënaqur me mediat elektronike dhe të shkruara që pozicionoheshin saktë në lidhje me regjistrimin. Ai njeh disa tendenca negative në disa prej mediave online, megjithëse qasja ishte përgjithësisht e saktë. “Ne ishim maksimalisht transparent si institucion dhe se ndoshta kjo transparencë po kthehet edhe nga ana e mediave,” tha Simovski.

Sinadinovska shtoi se Këshilli për etikën të mediave nuk kishte marrë asnjë ankesë në lidhje me raportimin në lidhje me regjistrimin. “Por fakti është se burimet kryesore të informacionit ishin partitë politike dhe liderët. Fokusi ishte në ato që kanë për të thënë politikanët, dhe jo tek ekspertët,” tha ajo. Sipas saj, nuk janë qytetarët por politikanët ata që janë problemi për rivendosjen e besimit. “Unë e mbështeta vonesën për shkak të pandemisë, por nuk mendoj se asgjë do të ndryshojë nëse nuk punojmë në vetëdijen e politikanëve dhe partive politike të cilët duhet të bëhen të përgjegjshëm,” theksoi ajo, duke shtuar se nuk sheh vullnet politik por një nxitje për të diskredituar të gjithë sistemin.

tematski-civica-apostol-1

Shtyrja e regjistrimit dhe mbajtja e tij në shtator jep hapësirë ​​për diskutim dhe konsensus midis partive politike. “Fatkeqësisht,” tha Krzhallovski, “unë nuk shoh ndonjë përpjekje për të kapërcyer problemet. Për Civica mobilitas, e cila punon për të përmirësuar pjesëmarrjen qytetare në politikëbërje, është e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim të mirë me ESHS.” Ai shtoi se pret një deklaratë të përbashkët nga partitë politike që metodologjia e regjistrimit është e pranuar nga të gjithë dhe theksoi edhe një herë se organizatat qytetare duan të përfshihen dhe të ndihmojnë në procesin e informimit të publikut për përfitimet e regjistrimit. Kjo është në përputhje me konceptin për promovimin e ESHS në të cilin, sipas Simovskit, është planifikuar të përfshihen mediat lokale dhe kombëtare, si dhe organizata e shoqërisë civile. Ky promovim do të zhvillohet gjatë verës nëse gjithçka shkon sipas planit.

Formati i ri i forumit tematik Civica mobilitas u krijua për shkak të pandemisë që i dha përparësi diskutimit në internet. Rëndësia e çështjes që u diskutua na provokoi ta sjellim diskutimin për një audiencë më të gjerë.

Emisioni i plotë është në dispozicion në Televizionin Alsat-M.

тематски насловна

Продолжи со читање