граѓански импулс (4)
|

Impulsi qytetar #12 – pasqyrë mujore e aktiviteteve të përfituesve të granteve

Në muajin e fundit të vitit 2025, organizatat e shoqërisë civile, përfituese aktuale të granteve të Civika mobilitas vazhdoi me të njëjtin ritëm të ngrinte çështje të rëndësishme dhe të ofronte zgjidhje për sfidat e përditshme në komunitete në të gjithë vendin. Përmes aktiviteteve konkrete të mbështetura, sektori i shoqërisë civile konfirmoi rolin e tij si një partner aktiv në promovimin e shëndetit, mbrojtjes së mjedisit, barazisë gjinore dhe pjesëmarrjes së të rinjve.

Në fushën e shëndetësisë, fokusi ishte në parandalimin dhe testimin me kohë të HIV-it si parakushte kryesore për eliminimin e epidemisë në vitet në vijim. Konferenca kombëtare me rastin e Ditës Botërore të HIV-it, e organizuar nga HERA – Asociacioni për Edukimit Shëndetësor dhe Hulumtim dhe pjesë e projektit “Avancimi i të drejtave shëndetësore të vajzave, grave dhe grupeve të cenueshme”, i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes Civica mobilitas, theksoi të dhënat se rreth 620 persona jetojnë me HIV, por vetëm 71.4 për qind janë diagnostikuar. Konferenca u mbajt në partneritet me shoqatën “Bashkë më të fuqishëm”, ESE dhe Iniciativën për të Drejtat e Grave nga Shuto Orizari dhe e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile në mbrojtjen e të drejtave shëndetësore.

Në të njëjtën kohë, temat e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ishin të pranishme përmes aktiviteteve që lidhin arsimin, shkencën dhe veprimin lokal. Projekti “Aktivizmi qytetar për realizimin e një ekonomie qarkore në menaxhimin e mbeturinave organike”, i zbatuar nga Qendra e Burimeve Mjedisore (REC), Eko Logik dhe Florozon, u mundësoi nxënësve nga disa shkolla fillore në Shkup të merrnin pjesë në punëtorinë njëditore mbi teknikat për transformimin e bio-mbeturinave. Përmes karvanit shkencor dhe vizitave në shkolla, nxënësit u njohën me pajisjet nga Laboratori i bioteknologjisë dhe përmes eksperimenteve praktike mësuan se si mund të ripërdoren mbetjet organike. Si pjesë e të njëjtit projekt, u botua edhe një artikull mbi përzgjedhjen dhe optimizimin e fraksionit organik mbetjeve të ngurta komunale, i cili shpjegon hapat dhe parimet e menaxhimit të duhur të bio-mbeturinave.

Kujdesi për ndryshimet klimatike ishte në fokus edhe të aktiviteteve të Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komuniteteve – Dibër, e cila përmes projektit “Ne mësojmë për ndryshimet klimatike“ organizoi vizitë edukative në Parkun Kombëtar Mavrovë për nxënësit e Shkollës Fillore “Said Najdeni” dhe gjimnazin “28 Nëntori“. Përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me ekspertë nga parku, nxënësit u informuan pasojat nga ndryshimet klimatike dhe ndikimin e tyre mbi biodiversitetin.

Në nivel lokal dhe rajonal projekti “Partneriteti rajonal për zbatim më të mirë të Agjendës së gjelbër në lokal nivel“, i cili zbatohet nga Qendra për Ndryshime Klimatike së bashku me shtatë organizata të tjrera, rezultoi me hapa konkrete drejt menaxhimit më të mirë me mbeturinat dhe politikat e qëndrueshme. Kështu, Komuna e Aerodromit filloi pilot projekt për përzgjedhje në mbeturinave prej plastike, e cila në fazën e parë përfshin 50 familje, me plan për zgjerim gradual në 600. Përveç kësaj, më 11 dhjetor ishte mbajtur Forumi rajonal për Agjendën e gjelbër në Rajonin e Pollogut, ku së bashku me komunat, sektorin civil, ndërmarrjet komunale dhe komunitetin e biznesit ishin identifikuar sfidat kryesore dhe më 23 dhjetor edhe një takim pune me komunat e Tetovës, Bogovinës, Bërvenicës, Gostivarit dhe Tearcës, me çka filloi procesi i përgatitjes Udhërrëfyesit për Agjendën e gjelbër për Rajonin e Pollogut.

Gjatë dhjetorit, Platforma 27 e prezantoi Raportin e katërt hije për Kapitullin 27 për periudhën 2024–2025, e cila tregon për përparim minimal ose asnjë përparim në harmonizimin e vendit me standardet e BE-së për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike, por edhe ofron rekomandime konkrete për zhvillimin e qëndrueshëm.

Dhjetori ishte gjithashtu një muaj aktivitetesh intensive për të promovuar të drejtat e grave dhe për të luftuar diskriminimin. Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, për projektin “Barazia tani – Forcimi i komuniteteve të margjinalizuara për përfshirje sociale dhe mosdiskriminim”, i cili zbatohet në partneritet me HOPS dhe Koalicionin “Margjinat”, i publikoi rezultatet e monitorimit të veprimeve të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Të dhënat treguan se nga korriku deri në shtator u paraqitën 89 parashtesa, 30 prej të cilave ishin nga gratë, gjë që hapi nevojën për mbrojtje më efektive institucionale, veçanërisht për gratë nga komunitetet e margjinalizuara.

Përmes projektit “Gratë aktive”, Shoqata humanitare “Nëna” organizoi punëtori me gra nga vendbanimet Igo Triçkoviq dhe Karposh, me qëllim forcimin e aftësive të tyre për avokim dhe pjesëmarrje aktive në komunitet. Paralelisht, Iniciativa Qytetare e Grave Antiko, së bashku me organizatat partnere, në kuadër të fushatës “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje“, organizoi një aktivitet edukativ në dyqanin e rrobave “Gatex“ në Prilep, si dhe një panel diskutimi për Ditën e të Drejtave të Njeriut me titullin Pas buzëqeshjes: Si të parandalohet dhuna ndaj grave që përballen me sfida riprodhuese?”, duke hapur tema mbi dhunën psikologjike, stigmën dhe sfidat në vendin e punës. Përmes projektit të tyre “Zëri dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në: Krijimin e politikave publike dhe një mjedisi mundësues për pjesëmarrje         qytetare“, në Negotinë u ndanë certifikata grave që përfunduan me sukses trajnimin falas për grim, pedikeri dhe manikyr. Me këto certifikata, projekti deri më tani ka ndihmuar 53 gra në zhvillimin profesional dhe ekonomik. Përveç kësaj, përmes projektit “Përmes aktivizmit dhe iniciativave të grave drejt komunave gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme gjinore”, “Glasen tekstilec” nënshkroi një Memorandum bashkëpunimi me Komunën e Dellçevës, i cili hodhi themelet për aktivitete të mëtejshme që synojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në nivel lokal.

Rinia dhe arsimi ishin gjithashtu në fokus përmes projektit “Rrjeti rinor për njohuri financiare në Juglindje”, i cili zbatohet nga Promo Idea së bashku me Novus nga Strumica dhe “Kruna Plus” nga Radovishi. Ata në Up Hub Strumicë mbajti një ligjëratë edukative mbi investimin dhe menaxhimin e financave personale. Në të njëjtën kohë, Pro lokal dhe partnerët e saj, përmes projektit “Politikat rinore të përshtatura për të rinjtë”, organizuan takimin e katërt të Platformës rajonale rinore në Manastir, ku organizatat e shoqërisë civile, kryetarët e komunave dhe të rinjtë diskutuan sfidat dhe nevojat në fushat e arsimit, mbrojtjes sociale, sportit, transportit publik dhe pjesëmarrjes së të rinjve.

Edicioni i dhjetorit i Impulsi qytetar konfirmon rolin e organizatave të shoqërisë civile si një nxitës kryesor i ndryshimeve shoqërore, të cilat përmes projekteve të mbështetura nga Civica mobilitas krijon rezultate konkrete, të dukshme dhe të qëndrueshme në komunitete në të gjithë vendin.

Продолжи со читање