20180706 CM vesti

Grantistët e ri aksionar do të jenë të njohur në prill

Përfundoi kontrolli i harmonizimit administrativ dhe ngjashmëritë e fletëparaqitjeve në thirrjen e tretë për grantet aksionare të Civika mobilitas. Pritet që fituesit të njihen nga mesi i fundit të prillit, pas çka do të informohen të gjitha organizatat e paraqitura dhe do të nënshkruhen marrëveshjet.

Novite_akciski_grantisti_kje_bidat_poznati_vo_april

Në thirrjen e tretë për grante aksionare arritën gjithsej 72 aplikime. Dy të tretat e aplikuesve janë regjistruar në rajonin e Shkupit, nga pesë ka nga rajoni i Pollogut, Pellagonisë dhe Verilindor, nga tre nga rajoni Lindor dhe Jugperëndimor, derisa nga dy ka nga rajoni i Vardarit dhe Juglindor. Aplikuesit janë aktiv në mbi 15 sektorët të ndryshëm, ndërsa te pjesa më e madhe prej tyre sektor primar e kanë shoqërinë civile, kulturën, fëmijët, të rinjtë dhe studentët dhe arsimi dhe shkenca.
Pjesa më e madhe e organizatave janë aktiv në nivel nacional (70%). Një pjesë prej organizatave veprojnë në mjediset rurale. Mes aplikuesve ka organizata që veprojnë më pak se një vjet, por edhe të tillë që janë aktiv mbi 25 vjet.

Kjo ishte thirrja e fundit për grantet e mëdha deri në fund të implementimit të Civika mobilitas. Deri tani u shpallën gjithsej tetë thirrje për grante institucionale,  aksionare dhe specifike. U ndanë 75 grante, ndërsa me zgjedhjen e grantistëve në këtë thirrje të tretë, numri i përgjithshëm i grantistëve të mëdhenj do ta arrijë masën kritike prej 100 organizatave të mbështetura qytetare.
Deri tani në thirrjet në Civika mobilitas kanë aplikuar mbi 500 organizata të ndryshme qytetare, institucione shkencore-hulumtuese, mediume ose grupe joformale të qytetarëve, aktivë në të gjitha regjionet dhe sektorët, prej nivelit lokal deri në atë ndërkombëtar, prej mjediseve rurale deri te ato urbane, sapo të formuara dhe organizata të cilat veprojnë nga disa dekada.

Një numër i madh i fletëparaqitjeve në të gjitha thirrjet është reflektim i nevojave të organizatave qytetare, por edhe i inovacionit të tyre për zhvillimin e ideve të projekteve. Llojllojshmëria e fletëparaqitjeve dhe fitueseve të granteve e tregon struktura e shoqërisë civile dhe të qenit të hapur të Civika moblitas t’u dale në ndihmë gjithë atij diversiteti.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…