Forume regjionale për bashkëpunim: Hapësira jote, vota jote

Forumet regjionale të Civika mobilitas mundësojnë hapësirë për artikulimin e ideve, identifikimin e kauzave të përbashkëta dhe planifikimin e aksioneve të përbashkëta shoqërore nga ana e organizatave qytetare në bashkëpunim me organizatat tjera, qytetarët dhe aktorët tjerë.

Në këto forume do të ndahen përvojat për bashkëpunim efektiv për ndryshim shoqëror përmes prezantimit të praktikave të mira nga Evropa dhe Maqedonia, por edhe të organizatave qytetare lokale nga regjioni adekuat. Pyetjet të cilat do të diskutohen do të caktohen nga ana e pjesëmarrësve përmes propozimit të nevojave dhe/ose prioriteteve aktuale dhe problemeve në rajon, për kapërcimin ose zgjidhjen e të cilave nevojitet bashkëpunimi mes vetë organizatave, por edhe me qytetarët, autoritetet lokale, ndërmarrjet, institucionet arsimore e tjera. Pjesëmarrësit do të merren vesh për përfundimet e përbashkëta, të cilat do t’i shndërrojnë në manifeste dhe/ose plane për veprim.

Në periudhën 10 qershor – 30 tetor 2015 do të mbahen tetë forume për bashkëpunim në të gjitha rajonet në Maqedoni, ndërsa deri në shtator 2018 janë planifikuar edhe shtatë forume rajonale.

 

 

RegjioniDataKomuna
Regjioni Verilindor10 qershor 2015Kumanovë
Regjioni i Shkupit23 qershor 2015Shuto Orizari
Regjioni Jugperëndimor25 qershor 2015Ohër
Regjioni i Pollogut22 korrik 2015Gostivar
Regjioni Juglindor22 shtator 2015Radovish
Regjioni Lindor23 shtator 2015Shtip
Regjioni  Vardarit13 shtator 2015Kavadar
Regjioni i Pellagonisë15 shtator 2015Manastir

 

Forumet regjionale janë të hapura për të gjitha organizatat qytetare dhe aktivistë individual në regjionin për të cilin ka të bëjë forumi, ndërsa të cilët pajtohen me vlerat dhe qëllimet e Civika mobilitas dhe të cilat janë të përkushtuar bashkëpunimit me aktorët tjerë për arritjen e ndryshimeve shoqërore.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në forume mund të paraqiten dhe të propozojnë tema për diskutim me plotësimin e formularit on-line.

 

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…