Mcms Infografik 3

Financimi i organizatave civile nga buxhetet komunale është më së shumti i përqendruar te shoqatat sportive

Në vitin 2023, të ardhurat e organizatave civile nga buxhetet e komunave arritën në 290.577.941 denarë, ose rreth 4.7 milionë euro. Kjo u tregua nga analiza e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e bërë në bazë të informacioneve të marra nga 78 komuna dhe qyteti i Shkupit. Të dhënat janë mbledhur përmes kërkesave për qasje në informata me karakter publik, të cilat u dërguan në të gjitha 80 komunat dhe qytetin e Shkupit. Atyre iu kërkua të informojnë për shumën e mjeteve të paguara nga zëri buxhetor 463 – transferta për organizatat joqeveritare dhe/ose nga ndonjë zë tjetër buxhetor për vitin 2023. Nuk u mor përgjigje nga komunat e Ohrit dhe Dollnenit.

Df1

Sipas të dhënave të marra, komunat në rajonin Juglindor kanë ndarë më shumë fonde për organizatat civile. Konkretisht, për aktivitetet e kryera nga organizatat civile, komunat (Bogdanci, Bosillovë, Valandovë, Vasilevë, Dojran, Konçe, Novo Sellë, Radovish, Strumicë dhe Gjevgjeli) kanë ndarë 88.825.290 denarë. Shumica e fondeve nga ky rajon janë ndarë nga Komuna e Strumicës (42.068.457 denarë), ndërsa më pak nga Komuna e Novo Sellës (260.000 denarë). Nga totali i fondeve të ndara nga Komuna e Strumicës, rreth 11.9 milionë denarë u janë dhënë shoqatave dhe organizatave sportive, ndërsa rreth 15 milionë denarë janë për shoqatat në fushën e muzikës dhe kinematografisë.

Komunat e rajonit Lindor (Berovë, Vinicë, Dellçevë, Zërnovcë, Karbincë, Koçanë, Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Probishtipi, Çeshinovë-Obleshevë dhe Shtipi) kanë ndarë 40.587.940 denarë për realizimin e aktiviteteve të organizatave civile. Komuna e Shtipit ka realizuar mbështetjen më të madhe financiare për organizatat civile në shumën prej 16.260.100 denarë, nga të cilat rreth 14 milionë denarë janë për shoqata dhe organizata sportive. Më pak fonde nga ky rajon ka ndarë Komuna e Pehçevës (17.000 denarë), ndërsa Komuna e Zërnovcës ka raportuar se nuk ka ndarë fonde për organizatat civile.

Komunat e rajonit Verilindor (Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Likovë, Rankovcë dhe Staro Nagoriçane) kanë arritur të ndajnë 34.979.605 denarë për aktivitetet e organizatave civile. Komuna e Kumanovës, nga buxheti i saj për vitin 2023, ka ndarë 26.080.000 denarë, nga të cilat 19.5 milionë denarë janë për aktivitete të lidhura me shoqatat dhe organizatat sportive. Më pak fonde nga ky rajon ka ndarë Komuna e Staro Nagoriçanes (110.000 denarë).

Komunat në rajonin e Vardarit kanë ndarë 49.374.060 denarë për aktivitetet e organizatave civile, gjë që e bën rajonin të dytin për nga shuma e fondeve të ndara. Nga nëntë komunat që përbëjnë rajonin e Vardarit (Velesi, Gradsko, Demir Kapija, Kavadari, Llozovë, Negotinë, Rosoman, Sveti Nikole dhe Çashka), më shumë fonde për organizatat civile ka ndarë Komuna e Kavadarit 34.382.700, ndërsa më pak Komuna e Llozovës (180.000 denarë). Nga totali i fondeve të ndara nga Komuna e Kavadarit, rreth 30 milionë denarë u janë dhënë shoqatave dhe organizatave sportive. Komuna e Rosomanit ka raportuar se nuk ka ndarë fonde për organizatat civile.

Rajoni i Shkupit (Aerodrom, Haraçinë, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Zelenikovë, Ilinden, Karposh, Kisella Vodë, Petroveci, Saraj, Shkup, Sopishte, Studeniçani, Qendër, Çair, Çuçer-Sandevë dhe Shuto Orizari) është në vendin e tretë për fondet e ndara për organizatat civile (41.979.517 denarë). Komuna Qendër ka ndarë më shumë fonde për organizatat civile në shumën prej 15.210.000 denarë, nga të cilat 11.6 milionë denarë janë për shoqata dhe organizata sportive. Më pak fonde për shoqata civile ka ndarë Komuna e Studeniçanit (35.938 denarë). Komunat Kisella Vodë, Petrovec, Sopishte, Çair, Shuto Orizari kanë raportuar se në vitin 2023 nuk kanë ndarë fonde për organizatat civile. E njëjta situatë është edhe me Qytetin e Shkupit, nga ku na informuan se nuk kanë siguruar fonde për mbështetjen e aktiviteteve të organizatave civile vitin e kaluar.

Komunat në rajonin e Pellagonisë (Manastir, Demir Hisar, Dollnen, Krivogashtani, Krushevë, Mogillë, Novaci, Prilep dhe Resnjë) kanë arritur të ndajnë 24.619.793 denarë për aktivitetet e organizatave civile. Më shumë fonde janë ndarë nga Komuna e Novacit, 9.979.516 denarë, nga të cilat rreth 9 milionë për shoqata dhe organizata sportive. Nga ky rajon, më pak fonde ka ndarë Komuna e Krivogashtanit (161.000 denarë).

Komunat në rajonin e Pollogut (Bogovinë, Bërvenicë, Vrapçishte, Gostivar, Zhelinë, Jegunovcë, Mavrovë dhe Rostushë, Tearcë dhe Tetovë) vitin e kaluar kanë arritur të ndajnë 12.175.728 denarë për aktivitetet e organizatave civile. Më shumë fonde ka ndarë Komuna e Tetovës 5.164.500 denarë, ndërsa më pak Komuna e Jegunovcës (73.600 denarë). Edhe në këtë rajon, më shumë fonde kanë marrë organizatat që merren me sport dhe aktivitete kulturore.

Sipas të dhënave të marra, më pak fonde për aktivitetet e organizatave civile kanë ndarë komunat në rajonin Jugperëndimor (9.036.000 denarë). Të dhënat për këtë rajon janë jo të plota pasi Komuna e Ohrit nuk ka dhënë përgjigje për informacionin e kërkuar, megjithëse ndan një shumë të konsiderueshme nga zëri buxhetor 463 – transferta për organizatat joqeveritare. Nga ky rajon, më shumë fonde ka ndarë Komuna e Kërçovës 4.595.000 denarë, ndërsa më pak Komuna e Qendrës Zhupë (73.600 denarë).

Продолжи со читање

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…

  • Ambasadori i ri zviceran e konfirmon angazhimin ndaj shoqërisë civile

    Ekipi i Civika mobilitas më 16 tetor e pati takimin e parë me Ambasadorin e sapoemëruar të Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Kristof Zomer.  “Unë besoj se shoqëria civile është një fushë shumë e rëndësishme në të cilën duhet të përqendrohemi”, theksoi Ambasadori, duke konfirmuar se mbështetja e organizatave…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #4

    PËRMBLEDHJE JAVORE #4 [6 – 12 TETOR 2025] Analiza e postimeve në media dhe rrjetet sociale gjatë javës së kaluar konfirmon se fushata po merr vrull, me fokusin gjithnjë e më shumë në zgjidhje konkrete lokale që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve. Diskutimet janë intensive në rrjetet…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale? #3

    PËRMBLEDHJE JAVORE #3 [29 SHTATOR – 5 TETOR 2025] Një analizë e diskursit publik gjatë javës së kaluar zbulon se fushata është tërësisht e përqendruar në çështjet e përditshme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Shumica e bisedave zhvillohen në mediat sociale, ku dominojnë premtimet konkrete për përmirësimin e…