TOM7374

Energji e re për fazën e re të Civica Mobilitas

Më shumë se 170 përfaqësues të organizatave qytetare morën pjesë në Takimin e këtij viti për rrjetëzim të Civica Mobilitas, i cili u mbajt më 8 dhe 9 qershor 2023 në Shkup. Kjo, përsëri konfirmoi reputacionin e këtij eventi si ngjarja më e madhe e sektorit qytetar në vend.

“Kur vendi përballet me shumë kriza, siç është rasti me Maqedoninë e Veriut, roli i shoqërisë civile është edhe më i rëndësishëm,” tha Ambasadorja e Zvicrës, Veronika Hulman. Ajo theksoi se mbështetja e Zvicrës për shoqërinë civile do të vazhdojë përmes Civica Mobilitas në 3.5 vitet e ardhshme, por nuk do të ndalet me përfundimin e Civica Mobilitas. “Për Zvicrën është e rëndësishme të shohë rolin e organizatave qytetare në përmirësimin e qeverisjes, ofrimin e shërbimeve, ndërtimin e vetëdijes etj.,” shtoi ajo.

Pjesëmarrësit folën për arritjet që ata, me mbështetje nga Civica Mobilitas, kanë bërë dhe për ndryshimet që po ndodhin falë këtyre arritjeve. Në këtë mënyrë, të gjithë së bashku bëhemi më të vetëdijshëm për kontributin ndaj ndryshimeve në shoqërinë maqedonase dhe për madhësinë e përpjekjeve që po bën sektori qytetar. Duke pasur parasysh aktivitetet dhe temat e ndryshme në të cilat punuan grantistët, ishte një mundësi e shkëlqyer që të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të inspirohen për partneritetet dhe veprimet e ardhshme. Ekipi i Civica Mobilitas organizoi një ekspozitë të arritjeve të grantistëve nga faza e fundit, dhe pjesëmarrësit patën mundësinë të shikojnë dhe të votojnë për ato që u lanë më shumë përshtypje. Sipas tyre, arritjet më të mëdha të Civica Mobilitas deri tani janë në fushën e përfshirjes sociale.

U prezantua faza e re e Civica Mobilitas. “Duke marrë parasysh se po e fillojmë fazën përfundimtare të Civica Mobilitas, do ta udhëheqim atë për të institucionalizuar shumicën e produkteve që i kemi krijuar në fazat e mëparshme,” tha Aleksandar Krzhalovski, drejtori i MCMS dhe lideri i ekipit të Civica Mobilitas. “Fokusi do të jetë në avokimin që duhet të sjellë ndryshime të dukshme dhe të matshme në vitet e ardhshme,” shtoi ai. Një nga angazhimet kryesore do të mbetet rritja e fondeve për financimin e organizatave qytetare nga ana e shtetit, për të cilin vetë Qeveria u angazhua me miratimin e Strategjisë së fundit për bashkëpunim me shoqërinë civile.

Pjesë e prezantimit të fazës së re ishin grantet e reja, për të cilat u bë një diskutim fillestar dhe konsultim me të pranishmit. Ekipa e Civica Mobilitas njoftoi se në dy lloje të reja grantesh, fokusi do të jetë në partneritetet, dhe detajet do të diskutohen menjëherë pas shpalljes së thirrjeve. Në këtë kuptim, ditën e dytë, rrjetëzimi u bë në një mënyrë më të organizuar. Të ndarë tematikisht, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë mes tyre dhe të forcojnë partneritetet ekzistuese dhe të krijojnë marrëdhënie që do të çojnë në të reja.

Për ekipin e Civica Mobilitas ishte kënaqësi të dëgjonin se shumica e të pranishmëve kishin krijuar marrëdhënie të reja me kolegët nga sektori, e cila në fakt është edhe qëllimi i këtij Takimi për rrjetëzim. Takimi vetë u vlerësua si kreativ, i dobishëm dhe interesant. Besojmë se marrëdhëniet e krijuara këtu do të vazhdojnë dhe do të çojnë në shumë veprime të përbashkëta me të cilat do të vazhdojnë ndryshimet shoqërore që do të përmirësojnë jetën e përdoruesve të fundit, qytetarëve.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…