Civika mobilitas i promovoi grantistët e ri

Sot, më 16 maj 2017, Civika mobilitas në h. TCC Grand Plaza në Shkup i promovoi grantistët e ri për grantet aksionare, të vogla dhe ad hok. “Civika mobilitas e arriti masën kritike prej 100 grantistëve të mëdhenj të planifikuar, derisa numri i përgjithshëm i organizatave të mbështetura në një vjet e gjysmë nga fundi i programit është 197”, tha në fjalën e tij Aleksandar Kërzhallovski, Lider nacional i ekipit të programit dhe drejtor i parë ekzekutiv i MCMS.

Ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, ekselenca e saj Sibil Suter Tejada ua dorëzoi marrëveshjet grantistëve. “Në ambient të këtillë të ndjeshëm politik dhe shoqëror theksohet roli i shoqërisë civile në promovimin e dialogut në shoqëri”, tha ajo dhe shtoi se grantistët e Civika mobilitas thashme janë shtytës të dalluar të ndryshimeve. Ambasadorja Suter Tejada e theksoi edhe rolin e të rinjve nga bashkësitë e ndryshme etnike, “me të vërtetë më vjen mirë që kemi organizata të shumta të udhëhequra prej të rinjve”, shtoi ajo.

Gjithsej 15 organizata fituan grante aksionare të dedikuara për mbështetje të organizatave qytetare, të cilat dëshirojnë t’i promovojnë kauzat dhe aktivitetet e tyre me buxhet të përgjithshëm prej 28 milionë denarë. Aktivitetet e planifikuara do të orientohen drejt më shumë sektorëve, siç janë: sundimi i drejtë, shoqëria civile, çështjet gjinore, marrëdhëniet ndëretnike, toleranca, kultura, handikapi, punësimi, arsimi dhe shkenca, informatat e tjera. Organizatat fituese janë nga rajoni i Shkupit, Pollogut, Verilindor dhe i Vardarit. Përmes videove të shkurta u prezantuan aktivitetet e planifikuara të grantistëve aksionar.

Në këtë eveniment u promovuan edhe tetë grantistë të vegjël aksionar dhe 14 ad hok, buxheti i të cilëve kap vlerën 7,5 milionë denarë. Këto organizata, përmes aktiviteteve të tyre në fokus e vunë nevojën nga debati, zgjedhjet, mjedisin jetësor, vetëqeverisjen lokale, të drejtat e njeriut, marrëdhëniet ndëretnike, të rinjtë, etj.

Mbështetja e re për organizatat qytetare dhe aktorët tjerë të shoqërisë civile përmes programit Civika mobilitas filloi në tetor 2014 dhe do të zgjatë deri në shtator 2018. Buxheti i programit kap vlerën tetë milionë franga zvicerane.

[WPSM_AC id=4639]

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…