Dsc 0441

A KANË INTERESIM QYTETARËT PËR PJESËMARRJE NË POLITIKAT LOKALE?

Forumet në bashkësi, koordinimi me kryetarët e bashkësive lokale, trupi koordinues në nivel të organizatave qytetare, Këshilli rinor, Këshilli lokal ekonomik dhe social; janë një pjesë e mënyrave për pjesëmarrje qytetare në Sveti Nikole të cilat i përmendi kryetari i komunës, Sasho Velkovski, në forumin “Qytetarët – pjesëmarrës në politikat lokale” që u mbajt më 13 nëntor të këtij viti në Sveti Nikole.

Rreth 50 pjesëmarrës, pjesa më e madhe nxënës të shkollave të mesme, morën pjesë në diskutimin për bashkëpunim të komunës me organizatat qytetare dhe për pjesëmarrje të qytetarëve në krijimin e politikave në nivel lokal.

Eli Çakar, nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, potencoi se qytetarët nuk guxojnë ta harrojnë rolin e tyre aktiv në shoqëri edhe pas zgjedhjeve. Sipas asaj, paratë nuk janë problemi kryesor për jo aktivitetin, por pa parashikimi dhe fakti se nuk ka kritere të unifikuara të cilat vlejnë për të gjitha komunat. Kjo ka të bëjë jo vetëm me financimin e organizatave qytetare, por edhe me të gjitha aktivitetet, në të cilat ata pritet të marrin pjesë dhe ta japin kontributin e tyre.

Për buxhetimin gjinor sensitiv foli Gjuner Nebiu, kryetare e Iniciativës qytetare të grave Antiko. Ajo sqaroi se buxhetimi i këtillë nuk do të thotë rritje e buxhetit, por rialocim i mjeteve në bazë të nevojave. Këtë e ilustroi me shembullin e financimit të klubeve shkollore të futbollit, për të cilin kanë shprehur interesim djemtë, ndërsa mos financimi i klubit të volejbollit që është interesim më i madh për vajzat.

Brankica Dimitrovska, nga shoqata Hendikep plus nga Kriva Pallanka, foli për nevojën nga ndërtimi i kapaciteteve të organizatave qytetare të cilat punojnë për politikat e personave me aftësi të kufizuara. Ajo edhe rekomandoi që komuna ta plotësojë ueb faqen dhe ta lehtësojë përdorimin për personat me aftësi të kufizuara vizuale.

Për Dragana Mitroviq, aktiviste rinore, është e rëndësishme që të sqarohet termi “pjesëmarrje qytetare” si për të rriturit ashtu edhe për të rinjtë. Sipas asaj, të rinjtë kanë vetë iniciativë dhe janë të motivuar, por shpesh ndodh që më të rriturit të jenë ata të cilët do t’i heshtin idetë e tyre. Ajo përmendi se janë bërë zhvendosje të rëndësishme edhe në nivel kombëtar me miratimin e Ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore dhe Strategjinë kombëtare për të rinjtë. Qasja e këtillë e zgjidhjes së punëve paraqet hap të madh në krahasim me periudhën kur Agjencia për rini dhe sport kishte paraparë buxhet për të rinjtë prej zero denarë.

Pjesëmarrësit u pajtuan se ka nevojë për fuqizim plotësues të vetëdijes te qytetarët rreth asaj se sa e rëndësishme është pjesëmarrja në krijimin e politikave në nivel lokal. Kjo paraqet shteg dy kahesh ku obligime dhe përgjegjësi kanë njësitë e vetëqeverisjes

lokale, por edhe qytetarët të cilët duhet të shkojnë një hap më larg nga pjesëmarrja pasive të cilën ata e praktikojnë.

Продолжи со читање

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…

  • Ambasadori i ri zviceran e konfirmon angazhimin ndaj shoqërisë civile

    Ekipi i Civika mobilitas më 16 tetor e pati takimin e parë me Ambasadorin e sapoemëruar të Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Kristof Zomer.  “Unë besoj se shoqëria civile është një fushë shumë e rëndësishme në të cilën duhet të përqendrohemi”, theksoi Ambasadori, duke konfirmuar se mbështetja e organizatave…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #4

    PËRMBLEDHJE JAVORE #4 [6 – 12 TETOR 2025] Analiza e postimeve në media dhe rrjetet sociale gjatë javës së kaluar konfirmon se fushata po merr vrull, me fokusin gjithnjë e më shumë në zgjidhje konkrete lokale që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve. Diskutimet janë intensive në rrjetet…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale? #3

    PËRMBLEDHJE JAVORE #3 [29 SHTATOR – 5 TETOR 2025] Një analizë e diskursit publik gjatë javës së kaluar zbulon se fushata është tërësisht e përqendruar në çështjet e përditshme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Shumica e bisedave zhvillohen në mediat sociale, ku dominojnë premtimet konkrete për përmirësimin e…