20190930 mentori civika

U zgjodhën mentorët lokal për grantistët institucional të Civika Mobilitas

Pjesëmarrësit të cilët hynë në rrethin më të ngushtë të programit “Mentorimi për zhvillim organizativ”, me sukses i përfunduan aktivitetet lidhur me zhvillimin e shkathtësive dhe të njohurive dhe me këtë u bënë mentorë të gjeneratës së re të grantistëve institucional të Civika mobilitas.

Sunçica Sazdovska, Ljupka Simonovsla – Shulc, Ivan Jovanov dhe Maja Smilevska,  janë ekspertët lokal të cilët do t’i mbështesin grantistët institucional në zhvillimin e Planeve të tyre për zhvillim organizativ. Deri më tani, ata i ndërtuan aftësitë e tyre që t’ua transferojnë njohuritë dhe shkathtësitë e organizatave, por edhe te ata ta ndërtojnë ndjenjën e pronësisë mbi Planet të cilat i përgatisin përmes procesit participativ. Mentorët e zgjedhur do të kenë rolin e trajnuesve, konsulentëve dhe facilituesve në planifikimin participativ.

Përparësia e kësaj qasjeje të mentorimit nga persona lokal është mundësi për më shumë mbledhje ballë për ballë dhe vizita në terren, përmes të cilave ndërtohet lidhje më e fuqishme me organizatat, ndërsa procesi mund të përpilohet në bazë të nevojave të tyre të veçanta. Zhvillimi i këtillë në programin për të mësuar doli nga përvoja në fazën paraprake të Civika mobilitas, ndërsa i njëjti është kënaqësi për grantistët e ri dhe mentorët.

Fokusi në procesin e ardhshëm ka të bëjë me analizimin e lidershipit në organizatat, si dhe analiza e efikasitetit të tyre dhe ndryshimet të cilat duhet të bëhen për realizimin e vizionit, misionit dhe qëllimeve të cilat organizata përpiqet t’i arrijë në drejtim të realizimit të ndryshimeve pozitive shoqërore.

Programi “Mentorim për zhvillim organizativ” është pjesë e instrumentit për të mësuar në suaza të Civika mobilitas. Aktivitetet për ndërtimin e kapaciteteve të grantistëve institucional kanë për qëllim aftësimin e grantistëve për realizim më efikas të ndryshimeve pozitive shoqërore; ndërgjegjësimi i tyre që të shkaktohen ndikime pozitive mbi shoqërinë, si dhe fuqizimi i kapaciteteve të tyre që të kenë ndikim në sektorët ku janë aktiv.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…