MBËSHTETJE, RRJETËZIM, TË MËSUARIT

Kjo komponentë përfshinë linjë/zyrën për mbështetje; forume nacionale, regjionale, tematike dhe ad-hok; facilitim të organizatave qytetare për udhëheqje drejt artikulimit, planifikimit dhe përgatitjes së aksioneve shoqërore; dhe mentorimi për organizatat të cilat dëshirojnë t’i përmirësojnë mundësitë e veta;

LINJA/ZYRA PËR MBËSHTETJE

do të sigurojë informata dhe mbështetje për grupet qëllimore gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit dhe për të gjitha produktet dhe shërbimet e veta, po ashtu do të propozojë edhe zgjidhje për problemet, kur të njëjtat do të ndodhin. Me linjën do të stimulohet të mësuarit dhe ndarja. Zyra për mbështetje do të paraqesë pikë kontakti për grupet qëllimore për të gjitha çështjet, të cilat kanë të bëjnë me Civika mobilitas dhe produktet dhe shërbimet të cilat i ofron programi.

FORUMET

do t’i ndërlidhin organizatat qytetare, aktorët e shoqërisë civile dhe themeluesit në institucionet e vjetra dhe të reja publike dhe private, ku do të nxiten të komunikojnë dhe do t’i ndajnë problemet dhe zgjidhjet (idetë) e tyre, t’i promovojnë kauzat e tyre, të mësojnë së bashku, të arrijnë konsensus për nevojat dhe prioritetet e tyre, të cilat duhet të realizohen në afat të shkurtër, të mesëm ose të gjatë (aksione shoqërore). Në Civika mobilitas janë paraparë rreth tridhjetë forume nacionale, regjionale, tematike dhe ad-hok.

FACILITIMI

që do ta sigurojë Civika mobilitas do të jetë përmes facilituesit (lehtësuesit) me përvojë, i cili do ta udhëheqë dhe do t’i sqarojë praktikat e punës dhe do ta moderojë punën grupore. Facilitimi do t’i ndjekë forumet, por do të jetë i kapshëm edhe për shfrytëzuesit e granteve institucionale dhe aksionare. Facilitimi më së shpeshti do të fokusohet te aktivitetet për angazhimin dhe ndikimin qytetar.

MENTORIMI

do të mundësohet përmes mentorit të kualifikuar, i cili posedon përvojë dhe njohuri të ngjashme relevante, si edhe ata të cilët do t’i udhëzojë, trajnojë, udhëheq. Mentori do t’u ndihmojë individëve ose grupeve te organizatat qytetare që ta përmirësojnë punën dhe rezultatet e tyre përmes planit të harmonizuar për zhvillim organizativ. Mentorimi në suaza të Civika mobilitas do të mundësohet për shfrytëzuesit e granteve institucionale dhe do të fokusohet në shpërblimin e anëve të veta të fuqishme dhe adresimin e dobësive në secilën prej dimensioneve, veçanërisht në pjesën e “marrëdhënieve me opinionin, themeluesit”, do të thotë angazhimin qytetar.