|

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve EJNXHËLLKETS Shkup

Buxheti i përgjithshëm: 270.000 denarë

Kohëzgjatja: 01.12.2021 – 30.09.2022

KONSTITUENTË

Fëmijët dhe të rinjtë dhe macet endacake

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

PËRMES AKTIVIZMIT QYTETAR DERI TE ZGJIDHJET SISTEMORE PËR MACET ENDACAKE

PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI

Macet nuk janë në sistemin dhe programin e qeverisë për mbrojtjen e kafshëve endacake. Fatkeqësisht, përkundër disa iniciativave të organizatave qytetare dhe qytetarëve (aktivistëve), ende nuk ka një program që do të siguronte mbrojtjen sistematike të maceve, si dhe parandalimin e mbarështimit të tyre të pakontrolluar.

Ky aksion, krahas bashkëpunimit me organizatat qytetare tjera, synon të ndikojë tek autoritetet që të marrin masa më sistematike për parandalimin e këtij problemi. Aktivizmi qytetar si një mjet shumë i rëndësishëm për ndërgjegjësimin e njerëzve të cilët për shkak të bestytnive dhe mentalitetit të ngjashëm kulturor refuzojnë t’i sterilizojnë kafshët shtëpiake, gjë që çon në rritjen e pakontrolluar të numrit të kafshëve endacake.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Të ndikohet për përmirësimin e zgjidhjeve sistemore për përmirësimin e gjendjes së kafshëve endacake.

Qëllimi specifik: Sterilizimi i maceve endacake dhe ndërgjegjësimi për rëndësinë e sterilizimit.

REZULTATET

  1. Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesuara
  2. Promovimi i aktivizmit rinor për kujdesin e maceve endacake
  3. Fushatë e realizuar për të rritur ndërgjegjësimin dhe ndjeshmërinë për macet endacake

AKTIVITETET

  1. Inicimi me organizata të tjera të shoqërisë civile për përfshirjen e maceve në sistemin e mbrojtjes së kafshëve endacake;
  2. Aksioni për të siguruar strehim për macet në komunitet
  3. Realizimi i një fushatë online për të sterilizuar macet shtëpiake
  4. Zbatimi i aksioneve për promovimin e strehimit të maceve endacake

Ueb faqja

Продолжи со читање