|

SHOQATA PËR AKTIVITETE SOCIALE DHE KULTURORE QENDRA PËR KOMUNIKIME KREATIVE SHKUP

Buxheti i përgjithshëm: 330.000 denarë

Kohëzgjatja: 01.01.2021. – 30.06.2021 (6 muaj)

KONSTITUENTËT

Lidhja Kombëtare e të Verbërve të Republikës së Maqedonisë Veriore, Shoqata e qytetarëve për përfshirje sociale evropiane ESI NELIS, Shoqata e të Verbërve dhe Personave me Shikim të Dëmtuar – Shkup janë shoqata qëllimi kryesor i të cilave është të mbrojnë dhe ofrojnë mbështetje për të verbrit dhe personat me shikim të dëmtuar. Pikërisht në këtë projekt së bashku me ta, shoqata jonë dhe bashkëpunëtorët e tjerë do të ofrojnë një lloj tjetër të mbështetjes për këtë grup të cenueshëm të qytetarëve dhe një qasje që nuk është aplikuar në Maqedoni deri më tani.

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Mbështetja e të verbërve dhe personave me shikim të dëmtuar

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Përmbajtjet e vendosura në media përmbajnë shumë pak ose aspak informacione të nevojshme për këtë grup personash me aftësi të kufizuara. Informimi i këtillë është thelbësor për të lehtësuar funksionimin e tyre të përditshëm, siç janë: mungesa e numrave të telefonit të ekipeve mobile të Kryqit të Kuq, numrat për porosi të ushqimit dhe ilaçeve, sigurimi i pajisjeve speciale, aplikacionet mobile për smartphone, etj.

Ky projekt do të jetë mundësia e vetme për t’u dëgjuar vazhdimisht “zëri i tyre në media”!

Dërgimi i mesazheve dhe informacioneve specifike të nevojshme për personat nga kjo kategori e pafavorshme sociale do të rrisë gjithashtu ndërgjegjësimin e publikut për problemet me të cilat përballen këta persona, anëtarët e familjeve të tyre të ngushta, d.m.th. personat që i shoqërojnë.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Qëllimi i përgjithshëm i këtij aksioni është ndërgjegjësimi i publikut për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen të verbrit dhe personat me shikim të dëmtuar në shoqëri dhe jetën e tyre të përditshme!

Qëllimi/et specifik/e:

  • Informimi i të verbërve dhe personave me shikim të dëmtuar;
  • Informimi i popullatës së gjerë për të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen të verbrit dhe personat me shikim të dëmtuar në Maqedoni;
  • Nxitja e institucioneve dhe pushtetit lokal në përfshirjen e këtij grupi të cenueshëm gjatë vendimmarrjes në nivel lokal ose qendror;

REZULTATET

  1. Informimi i duhur, në kohë, masiv dhe i rregullt i të verbërve dhe personave me shikim të dëmtuar.
  2. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për problemet me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara.
  3. Komunikimi i drejtpërdrejtë i personave me aftësi të kufizuara me personat përgjegjës, vendimet e të cilëve në nivelin shtetëror dhe lokal mund të ndikojnë drejtpërdrejt në lehtësimin e funksionimit ditor të këtij grupi të cenueshëm.
  4. Mundësia për të shprehur rregullisht dhe publikisht të gjitha problemet me të cilat përballen këta njerëz.

AKTIVITETET

  1. Në periudhën prej gjashtë muajsh, një herë në javë, në kohëzgjatje prej një ore, do të transmetohet një emision special në radio për të informuar të verbrit dhe personat me shikim të dëmtuar, mbrojtjen e tyre, problemet me të cilat përballen, përparimet teknologjike dhe pajisjet, aplikacionet për përdorim të përditshëm për të lehtësuar lëvizshmërinë e tyre.
  2. Përveç udhëheqësit të emisionit do të kemi edhe një mysafir të rregullt nga shoqatat që do të flasin nga dora e parë për problemet dhe çështjet e tyre aktuale, si dhe mysafirë nga vetëqeverisja lokale (kryetarë të komunave, kryetarë të këshillave të vetëqeverisjes lokale), ministritë resore, oftalmologë, psikologë, etj.
  3. Do të transmetohen gjithsej 26 emisione. Për çdo emision do të përgatitet një temë e veçantë, e cila i referohet problemeve me të cilat përballen të verbrit dhe personat me shikim të dëmtuar.

Ueb faqja

Продолжи со читање

  • Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike (CPIA)

    Buxheti total: 2,999,953 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Barazia gjinore Partnerë: Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (MYLA) Përbërësit: Gjykatës, prokurorë publikë dhe juristë nga shërbimet profesionale; të rinj dhe studentë të drejtësisë; aktivistë të rinj dhe juristë të ardhshëm; organizata të shoqërisë civile;…

  • Hapni Dritaret

    Buxheti total: 2,998,600 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Përfshirja digjitale dhe qeverisja e mirë Partnerë: Shoqata për avancimin e aktivizmit rinor ZETA Përbërësit: Të rinj; persona me aftësi të kufizuara; qytetarë me qasje të kufizuar në shërbimet digjitale; organizata të shoqërisë civile; institucione lokale…

  • RESIS – Shkup

    Buxheti total: 3,000,000 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile Partnerë: Këshilli për etikë në media në Maqedoni – SEMM Përbërësit: Organizata të shoqërisë civile dhe grupe joformale që punojnë në tema të lidhura me zhvillimin shoqëror dhe politikat…

  • Youth Can – Shkup

    Buxheti total: 2,987,080 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Kohezioni social Partnerë: Shoqata e qytetarëve Supportko Koçan Përbërësit: Të rinj, organizata rinore dhe grupe joformale rinore; komunitete lokale ku veprojnë të rinjtë; dhe qytetarë të prekur nga temat e kohezionit social. Për projektin e mbështetur…

  • Aleanca Rinore – Krushevë

    Buxheti total: 2,999,227 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Avancimi i transformimit digjital Partnerë: Shoqata QENDRA PËR DIALOG NDËRKULTUROR Kumanovë (CID) Instituti për zhvillimin e komunitetit – Tetovë (IZHK Tetovë) Përbërësit: Të rinj nga Krusheva dhe komunat e synuara; qytetarë nga komunitetet lokale; organizata të…

  • Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup

    Buxheti total: 2,962,939 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Lufta kundër korrupsionit dhe gazetaria hulumtuese Partnerë: Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike – Shkup (ISHPJ) Përbërësit: Qytetarë nga komunat e synuara; komunitete lokale; organizata të shoqërisë civile; gazetarë…