|

Shoqata për afirmimin e kulturës BAGER GENEZIS 2.0 Strugë

Buxheti i përgjithshëm: 320.000 denarë

Kohëzgjatja: 5 muaj

KONSTITUENTËT

Shoqata Akva, IKQK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë, vullnetarët, institucionet kulturore, këshilli drejtues, anëtarët, qytetarët, organizatat tjera joqeveritare interesi i të cilave është kultura.

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Qytetarët e qytetit tonë, aktorët kryesor ose statistët memec.

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Ndërtimet e paligjshme si problem i qytetarëve ekzistojnë për një kohë të gjatë. Megjithëse ka organizata qytetare që e monitorojnë këtë çështje dhe marrin masa, veprimi i tyre nuk është i mjaftueshëm për momentin, duke pasur parasysh se faktori kryesor – qytetarët po monitorojnë në heshtje situatën, ndërsa të rinjtë nuk konsiderohen aspak të prekur nga ajo. Pyetja është nëse qytetarët janë të interesuar, por të pafuqishëm apo vuajnë nga Sindroma e Stokholmit dhe në heshtje adhurojnë “përdhunuesin” e tyre dhe i bëjnë homazhe atij me pasivitetin e tyre. A janë qytetarët të interesuar vetëm të shijojnë kafenetë e ndërtuara në mënyrë të paligjshme apo a kanë ata me të vërtetë potencial për të bërë diçka, por nuk dinë si? Aktualisht kjo çështje është një temë prioritare për rajonin e Liqenit të Ohrit dhe ndërmarrja e aktiviteteve të tilla mund të ketë një ndikim dhe sukses të madh.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Motivimi i qytetarëve, posaçërisht të rinjve për të marrë pjesë në vendimmarrje, për tu angazhuar dhe aktivizuar në aspektin social, ndërsa përdorin mjete krijuese për shprehje dhe vendosin komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet kompetente.

Qëllimi/et specifik/e:

  • Përdorimi i mjeteve krijuese si video, film, art në adresimin e problemeve sociale;
  • Inkurajimi i të rinjve për përfshirjen e tyre në zgjidhjen e problemeve përmes adresimit të drejtpërdrejtë tek institucionet kompetente;
  • Vendosja e komunikimit me institucionet dhe kthimi i vëmendjes së tyre drejt nevojave të qytetarëve;
  • Motivimi i qytetarëve që të mos jenë pasivë dhe të marrin pjesë më shumë në zgjidhjen e sfidave lokale.

REZULTATET

  1. 20 të rinj të trajnuar të moshës prej 16 deri 29 vjet për produksionin e videove dokumentare dhe afisheve;
  2. Minimum një zgjidhje ideore e propozuar për jetën pa ndërtime të paligjshme si temë prioritare;
  3. Debat publik i organizuar për 0 persona, ku do të marrin pjesë të rinjtë;
  4. Promovimi i projektit gjatë gjithë periudhës përmes mediave sociale, mediave lokale etj.

AKTIVITETET

  1. Trajnimi i të rinjve për produksionin e videove për tema shoqërore;
  2. Trajnimi për përgatitjen e afisheve me temë të problemeve shoqërore;
  3. Jeta në botën ideale – përgatitja e zgjidhjeve ideore pa ndërtime të paligjshme;
  4. Debat publik;
  5. Promovimi;

Продолжи со читање

  • Qendra për Zhvillim dhe Promovim PROMO IDEA – Strumica

    Buxheti total: 5,589,950 MKD  Periudha e realizimit: 1 Korrik 2024 – 31 Gusht 2026  Tema specifike: Rini  Partnerët: Përfituesit:Rinia në rajonin juglindor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ndarë në dy nëngrupe: nga 18 deri në 21 vjeç dhe nga 21 deri në 29 vjeç, pa marrë parasysh statusin…

  • Grupi i Eksploruesve Poreçan KRSTE JON – Struga 

    Buxheti total: 5,487,100 MKD  Periudha e realizimit: 1 Korrik 2024 – 31 Gusht 2026  Tema specifike: Ndryshimet Klimatike/Mjedisi  Partnerët: Përfituesit: Fëmijët dhe të rinjtë, përfshirë ata në moshën parashkollore, nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm nga rajoni i synuar të projektit, dmth. Struga, Ohrid dhe Debar; autoritetet lokale dhe ata…

  • Komiteti Helsinikas për të Drejtat e Njeriut – Shkup 

    Buxheti total: 5,547,802 MKD  Tema specifike: Përfshirja sociale  Periudha e realizimit: 1 Korrik 2024 – 30 Qershor 2026  Partnerët: Përfituesit: Gratë nga komunitetet marginalizuara në rajonin e planifikimit të Shkupit, të cilat janë në rrezik më të madh për trajtim të pabarabartë për shkak të rrethanave të tyre specifike ose karakteristikave…

  • Qendra për Ndihmën e Personave me Aftësi të Kufizuara – PORAKA Negotino

    Buxheti total: 5,600,000 MKD  Periudha e realizimit: 1 Korrik 2024 – 30 Qershor 2026  Tema specifike: Përfshirja Sociale  Partnerët: Përfituesit:Familjet dhe individët me aftësi të kufizuara, organizatat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe institucionet mjekësore. Palët e interesuara përfshijnë personat me aftësi të kufizuara, kujdestarët, punonjësit shëndetësorë, organizatat…

  • FINANCE THINK – Instituti për Kërkime Ekonomike dhe Politika, Shkup 

    Buxheti total: 5,600,000 MKD  Periudha e realizimit: 1 Korrik 2024 – 31 Tetor 2026  Tema specifike: Arsim  Partnerët: Përfituesit:  Qytetarët që banojnë në rajonin e Shkupit; të rinjtë nga rajoni i Shkupit; ata që marrin vendime për politikat e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, sociale dhe rinore (MASh, BRO, MSh, IZH, MPMS,…

  • Shoqata Humanitare MAJKA – Kumanovo 

    Buxheti total: 5,599,845 MKD  Periudha e realizimit: 1 Korrik 2024 – 30 Qershor 2026  Tema specifike: Barazia Gjinore  Partnerët: Përfituesit:  Për projektin e mbështetur nga Civica Mobilitas:  Gratë Aktiviste  PËRSHKRIMI I AKSIONIT  Mobilizimi dhe përfshirja e grave nga komunitetet rurale në krijimin e politikave lokale dhe përmirësimi i aksesit në…