|

QENDRA PËR SUNDIM TË MIRË DHE INTEGRITET – HAB, SHKUP

Buxheti i përgjithshëm: 330.000 denarë

Kohëzgjatja: 4 muaj

KONSTITUENTËT

Kostituentët kryesor në këtë projekt janë: Kryetari i Komunës së Karposhit dhe administrata komunale; shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim; banorët e komunës; komunitetet lokale; organizatat e shoqërisë civile, grupet dhe organizatat fetare; partitë politike dhe grupet e tjera të organizuara si dhe vullnetarët.

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Strategjia komunale për mbrojtje nga Covid-19 dhe kërcënime të tjera pandemike – Mbështetje për Shtabin komunal për mbrojtje dhe shpëtim

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Për përballjen me kërcënimet nga përhapja e KOVID-19, secila komunë krijoi dhe aktivizoi një Shtab komunal të krizave për mbrojtje dhe shpëtim. Këto shtabe drejtohen nga kryetari i komunës, dhe anëtarët e tyre janë përfaqësues të institucioneve përkatëse komunale. Ky projekt do të marrë masa për mbrojtjen e popullatës dhe aktivitete specifike që do të mundësojnë zbatimin e suksesshëm të vendimeve të Qeverisë dhe Komisionit për mbrojtjen nga sëmundjet infektive. Qeveria gjithashtu ka një Shtab të përgjithshëm të krizave për trajtimin e krizës shëndetësore të shkaktuar nga KOVID-19, i cili propozon aktivitete për trajtimin e krizës. Kompetencat e shtabit komunal u reduktuan në komunikimin dhe zbatimin e rekomandimeve dhe dekreteve që ata marrin nga Qeveria. Sidoqoftë, kompetencat e këtyre shtabeve janë shumë më të gjera dhe ata mund dhe duhet të marrin masa proaktive specifike për situatën në territorin e tyre.

Intervenimi i propozuar do të ndihmojë në rritjen e kapacitetit për planifikimin dhe organizimin e anëtarëve të shtabeve komunale të krizave. Për më tepër, do të identifikohen mënyra për të komunikuar në mënyrë më efektive dhe për të lehtësuar pjesëmarrjen qytetare. Qëllimi përfundimtar do të jetë krijimi i një sistemi për komunikim dhe organizim në nivelin lokal që do të mundësojë vetë-organizim qytetar dhe delegimin e disa prej kompetencave të komunës tek komunitetet lokale dhe grupet e tjera lokale me ndikim. Me një fjalë, një organizim më i mirë dhe më efikas do të mundësojë përdorimin optimal të burimeve të kufizuara të komunës dhe drejtimin e tyre në vendet me ekspozimin më të madh.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Mbrojtja efikase e popullatës gjatë kërcënimeve shëndetësore – sipas shembullit të KOVID-19.

Qëllimet specifike:

  • Përpilimi i një strategjie për trajtimin e kërcënimeve shëndetësore (KOVID-19);
  • Ndërtimi i kapaciteteve të anëtarëve të shtabeve komunale për mbrojtje dhe shpëtim;
  • Përpilimi i një plani për informimin efektiv të qytetarëve në komunikimet e krizës.

REZULTATET

  1. Strategji e përgatitur për trajtimin e kërcënimeve shëndetësore (KOVID -19);
  2. Janë identifikuar dhe pasqyruar rreziqet e përhapjes së pandemisë KOVID-19 në komunën e Karposhit;
  3. Lista e aktiviteteve lokale të mundshme alternative për të parandaluar përhapjen e infeksionit;
  4. Aftësi të përmirësuara të anëtarëve të shtabit të mbrojtjes dhe shpëtimit;
  5. Komunikimi i përmirësuar i shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim;
  6. Lista e aktiviteteve të planifikuara të propozuara për komunën;
  7. Krijimi i një rrjeti vullnetarësh aktivë.

AKTIVITETET

  1. Analiza e punës së shtabit komunal të krizave dhe prezantimi i kapaciteteve të tij;
  2. Analiza e kapacitetit dhe nevoja për trajnim të anëtarëve të shtabit komunal të krizave për mbrojtje dhe shpëtim;
  3. Analiza dhe identifikimi i rreziqeve nga përhapja e KOVID-19 specifike për komunën;
  4. Përpilimi i një liste të rreziqeve dhe zgjidhjeve të mundshme alternative;
  5. Përpilimi i një liste të aktiviteteve të propozuara dhe dorëzimi në komunë;
  6. Përpilimi i një strategjie për trajtimin e kërcënimeve shëndetësore (KOVID -19) dhe parandalimin e sëmundjeve të tjera infektive.

Продолжи со читање

  • Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike (CPIA)

    Buxheti total: 2,999,953 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Barazia gjinore Partnerë: Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (MYLA) Përbërësit: Gjykatës, prokurorë publikë dhe juristë nga shërbimet profesionale; të rinj dhe studentë të drejtësisë; aktivistë të rinj dhe juristë të ardhshëm; organizata të shoqërisë civile;…

  • Hapni Dritaret

    Buxheti total: 2,998,600 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Përfshirja digjitale dhe qeverisja e mirë Partnerë: Shoqata për avancimin e aktivizmit rinor ZETA Përbërësit: Të rinj; persona me aftësi të kufizuara; qytetarë me qasje të kufizuar në shërbimet digjitale; organizata të shoqërisë civile; institucione lokale…

  • RESIS – Shkup

    Buxheti total: 3,000,000 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile Partnerë: Këshilli për etikë në media në Maqedoni – SEMM Përbërësit: Organizata të shoqërisë civile dhe grupe joformale që punojnë në tema të lidhura me zhvillimin shoqëror dhe politikat…

  • Youth Can – Shkup

    Buxheti total: 2,987,080 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Kohezioni social Partnerë: Shoqata e qytetarëve Supportko Koçan Përbërësit: Të rinj, organizata rinore dhe grupe joformale rinore; komunitete lokale ku veprojnë të rinjtë; dhe qytetarë të prekur nga temat e kohezionit social. Për projektin e mbështetur…

  • Aleanca Rinore – Krushevë

    Buxheti total: 2,999,227 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Avancimi i transformimit digjital Partnerë: Shoqata QENDRA PËR DIALOG NDËRKULTUROR Kumanovë (CID) Instituti për zhvillimin e komunitetit – Tetovë (IZHK Tetovë) Përbërësit: Të rinj nga Krusheva dhe komunat e synuara; qytetarë nga komunitetet lokale; organizata të…

  • Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup

    Buxheti total: 2,962,939 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Lufta kundër korrupsionit dhe gazetaria hulumtuese Partnerë: Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike – Shkup (ISHPJ) Përbërësit: Qytetarë nga komunat e synuara; komunitete lokale; organizata të shoqërisë civile; gazetarë…