|

QENDRA PËR KULTURË, KOMUNIKIM DHE EDUKIM TË ROMËVE “SVETLA IDNINA” KOÇANË

Buxheti i përgjithshëm: 315.950 denarë

Kohëzgjatja: 5 muaj

KONSTITUENTËT

Grupi i parë i konstituentëve janë të gjithë qytetarët e komunitetit rom në Komunën e Koçanës.

Grupi i dytë i konstituentëve janë organizatat e shoqërisë civile, komuniteti urban, komuna e Koçanës dhe ndërmarrja komunale publike.

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Mjedisi i shëndetshëm është përgjegjësia jonë – ta tregojmë në vepër.

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Komponenti i parë: forcimi i ndërgjegjësimit të qytetarëve të komunitetit rom për pjesëmarrje aktive në iniciativat për mbrojtjen e mjedisit, por edhe forcimi i vetëdijes për përgjegjësi më të madhe dhe sjellje kulturore kur bëhet fjalë për mjedisin.

Komponenti i dytë: ndërtimi i bashkëpunimit me autoritetet lokale dhe të gjithë aktorët e tjerë aktivë në komunitet për të marrë masa konkrete që synojnë përmirësimin e mjedisit të shëndetshëm, tolerancën zero për deponitë, aksesin më serioz dhe përmirësimin e shërbimeve publike në fushën e pastërtisë publike dhe një mjedis të shëndetshëm.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm:

Forcimi i ndërgjegjësimit të komunitetit rom dhe përgjegjësisë te autoritetet lokale në Komunën e Koçanës për një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë.

Qëllimet specifike:

  • Forcimi i ndërgjegjësimit të qytetarëve për të drejtat dhe detyrimet për një mjedis të shëndetshëm në komunitetet e tyre dhe mirëmbajtjen dhe promovimin e duhur të tij;
  • Ndërtimi i kapaciteteve të komunitetit për iniciativa dhe masa konkrete për një mjedis më të mirë;
  • Forcimi i kapaciteteve të popullatës lokale për avokim aktiv dhe ndërtimi i partneriteteve me autoritetet lokale në drejtim të veprimit të përbashkët dhe përmirësimit të komunikimit në zgjidhjen e problemeve në fushën e mjedisit.

REZULTATET

  1. Qytetarët e komunitetit rom në Komunën e Koçanës e kanë rritur ndërgjegjësimin dhe interesin për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e mjedisit të komunitetit;
  2. Qytetarët romë nga Komuna e Koçanës tregojnë interes të shtuar për të marrë masa dhe veprime për pastrimin dhe mirëmbajtjen e një ambienti të shëndetshëm në komunitet;
  3. Qytetarët e komunitetit rom në Komunën e Koçanës kanë përmirësuar kapacitetet për përfaqësimin e komunitetit, ku arrijnë komunikim aktiv, tregojnë interes për pjesëmarrje në projekte dhe iniciativa të përbashkëta për problemet e komunitetit;
  4. Përgatitja e një plani veprimi afatshkurtër 2021 – 2023 për mbrojtjen e mjedisit në komunitetet rome në bashkëpunim me Komunën e Koçanës dhe ndërmarrja komunale lokale.

AKTIVITETET               

  • Organizimi i dy punëtorive edukative për ngritjen e vetëdijes, të drejtave dhe përgjegjësive në procesin e mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit në komunitetin rom në Koçanë;
  • Organizimi i një trajnimi dy-ditor për 20 pjesëmarrës – qytetarë, anëtarë të organizatave lokale të shoqërisë civile dhe aktivistë për veprim të përbashkët në temën: vlerësim dhe analizë e përbashkët e shpejtë e grupeve të interesit;
  • Organizimi i dy aksioneve mjedisore me pjesëmarrje masive të qytetarëve nga komuniteti rom në Koçanë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Komuna e Kërçovës dhe ndërmarrjes komunale me pajisje dhe automjete;
  • Organizimi i dy fokus grupeve me 10 persona (qytetarë nga komuniteti rom, aktivistë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale), për përgatitjen e një plani veprimi afatshkurtër për mjedisin e komunitetit rom në Komunën e Koçanës.

Продолжи со читање

  • Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike (CPIA)

    Buxheti total: 2,999,953 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Barazia gjinore Partnerë: Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (MYLA) Përbërësit: Gjykatës, prokurorë publikë dhe juristë nga shërbimet profesionale; të rinj dhe studentë të drejtësisë; aktivistë të rinj dhe juristë të ardhshëm; organizata të shoqërisë civile;…

  • Hapni Dritaret

    Buxheti total: 2,998,600 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Përfshirja digjitale dhe qeverisja e mirë Partnerë: Shoqata për avancimin e aktivizmit rinor ZETA Përbërësit: Të rinj; persona me aftësi të kufizuara; qytetarë me qasje të kufizuar në shërbimet digjitale; organizata të shoqërisë civile; institucione lokale…

  • RESIS – Shkup

    Buxheti total: 3,000,000 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile Partnerë: Këshilli për etikë në media në Maqedoni – SEMM Përbërësit: Organizata të shoqërisë civile dhe grupe joformale që punojnë në tema të lidhura me zhvillimin shoqëror dhe politikat…

  • Youth Can – Shkup

    Buxheti total: 2,987,080 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Kohezioni social Partnerë: Shoqata e qytetarëve Supportko Koçan Përbërësit: Të rinj, organizata rinore dhe grupe joformale rinore; komunitete lokale ku veprojnë të rinjtë; dhe qytetarë të prekur nga temat e kohezionit social. Për projektin e mbështetur…

  • Aleanca Rinore – Krushevë

    Buxheti total: 2,999,227 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Avancimi i transformimit digjital Partnerë: Shoqata QENDRA PËR DIALOG NDËRKULTUROR Kumanovë (CID) Instituti për zhvillimin e komunitetit – Tetovë (IZHK Tetovë) Përbërësit: Të rinj nga Krusheva dhe komunat e synuara; qytetarë nga komunitetet lokale; organizata të…

  • Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup

    Buxheti total: 2,962,939 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Lufta kundër korrupsionit dhe gazetaria hulumtuese Partnerë: Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike – Shkup (ISHPJ) Përbërësit: Qytetarë nga komunat e synuara; komunitete lokale; organizata të shoqërisë civile; gazetarë…