ORGANIZATA E GRAVE TË LLOZOVËS
Buxheti i përgjithshëm: 330.000 denarë
Kohëzgjatja: 6 muaj
KONSTITUENTËT
Grupi i parë i konstituentëve janë punëtorët në industrinë e tekstilit;
Grupi i dytë i konstituentëve janë institucionet shtetërore (Inspektorati shtetëror i punës); organizatat e shoqërisë civile dhe sektori i biznesit;
PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS
Të drejtat ekonomike-sociale të punëtorëve të tekstilit
PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI
Aktivitetet në projekt synojnë promovimin, afirmimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave ekonomike dhe sociale të punëtorëve në industrinë e tekstilit për realizimin e të drejtave të tyre të garantuara me Kushtetutë, ligje, marrëveshje kolektive dhe rregullore të tjera.
QËLLIMET DHE REZULTATET
Qëllimi i përgjithshëm:
Statusi ligjor i punëtorëve të tekstilit në përputhje me Ligjin dhe marrëveshjet kolektive.
Qëllimi specifik:
Nisma e organizatave të shoqërisë civile për respektimin dhe realizimin e të drejtave të punëtorëve në industrinë e tekstilit.
REZULTATET
- Forcimi i bashkëpunimit midis organizatave të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore dhe sektorit të biznesit;
- Rritja e nivelit të arsimimit të grave për të drejtat e tyre të punës;
- Rritja e numrit të parregullsive dhe shkeljeve të identifikuara të Ligjit për marrëdhëniet e punës;
- Rritja e numrit të ankesave në Inspektoratin shtetëror të punës;
- Rritja e numrit të vendimeve të marra në interes të punëtorëve të tekstilit;
AKTIVITETET
- Zbatimi i një ankete dhe përmbledhja e rezultateve mbi nivelin e ndërgjegjësimit të punëtorëve të tekstilit për të drejtat e tyre;
- Përgatitja e analizës;
- Organizimi i një debati publik “Sa dimë për të drejtat e punëtorëve”;
- Organizimi i një punëtorie “Punëtori i tekstilit në tregun e punës”;
- Dorëzimi i propozimeve dhe rekomandimeve për ndryshimin e Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për industrinë e tekstilit në përputhje me ndryshimet e reja ligjore;
- Dorëzimi i ankesave në Inspektoratin shtetëror të punës për mosrespektim të të drejtave të punëtorëve;
- Krijimi dhe shpërndarja e një buletini informativ;
- Hapja e një faqe në internet të OG Llozovë;


![Logoa za [ЦМ ПГ] i [ЦМ ГГА](8)](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/01/logoa-za-cm-pg-i-cm-gga8-768x384.jpg)
![Logoa za [ЦМ ПГ] i [ЦМ ГГА](3)](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/01/logoa-za-cm-pg-i-cm-gga3-768x384.jpg)
![Logoa za [ЦМ ПГ] i [ЦМ ГГА](2)](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/01/logoa-za-cm-pg-i-cm-gga2-768x384.jpg)
![Logoa za [ЦМ ПГ] i [ЦМ ГГА](10)](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/01/logoa-za-cm-pg-i-cm-gga10-768x384.jpg)
![Logoa za [ЦМ ПГ] i [ЦМ ГГА](5)](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/01/logoa-za-cm-pg-i-cm-gga5-768x384.jpg)
![Logoa za [ЦМ ПГ] i [ЦМ ГГА](7)](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/01/logoa-za-cm-pg-i-cm-gga7-768x384.jpg)